E-Diaspora
Liridoni dhe Liridona festojnë diplomimin
Me sytë nga prindërit që përjetonin emocione të veçanta ishin edhe vëllezërit Shoshi, të cilët afër dy dekada janë pjesë e menaxhmentit të këtij institucioni arsimor në Cyrih. Ata në Benedict përcjellin vit pas viti breza studentësh të diplomuar dhe thonë se ata janë tä gatshëm për tregun e punës.
Është koha e diplomimeve, dhe kjo do të thotë se një grup njerëzish do t’i bashkohen fuqisë punëtore apo edhe do të vazhdojnë tutje shkollimin e tyre.
E gjithë puna e lodhshme, netët pa gjumë dhe dedikimi i këtyre viteve, tashmë u janë shpërblyer.
Ata janë zytarisht të diplomuar dhe gati për të festuar në ceremoninë e diplomimit.
Liridoni dhe Liridona të veshur bukur: imagjinojmë dy persona identikë me njëri-tjetrin në një ceremoni diplomimit të shkollës tashmë të njohur Benedict në Cyrih.
Për Ju që nuk ju shkon në mendje: ata janë vëlla e motër, madje edhe binjakë.
Kishin rrugëtuar bashkë nga kopshti i fëmijëve deri sot kur po marrin një diplomë nga shkolla profesionale në drejtimin për ekonomi.
Liridoni thotë se janë të lumtur dhe se tash e kanë më lehtë për të gjetur një punë nëpër kompani sigurimesh dhe banka ndërsa Liridona sa është e lumtur është edhe mërzitur ngase nga sot duhet të ndajë rrugën me vëllain binjak.
Krenar me fëmijët e tyre që tashmë kanë një diplomë
Krenar duket të jetë edhe babai i tyre, Shyqeri Jeliqi .
«Pë ne është kënaqësi dhe krenari pasi që kemi bërë gjithçka duke kursyer dhe duke punuar në dy orare për t`i shkolluar fëmijët tanë» thotë Jeliqi me prejardhje nga Prizreni, baba i 5 fëmijëve.
Endrit Zeqiraj, 18 vjeçar, nga gjimnazi kishte ardhur në Benedict ku edhe po përfundon shkollimin profesional në ekonomi.
Kur mori lajmin nga shkolla se ka përfunduar me sukses shkollimin profesional, ai së pari ka telefonuar prindërit për t`i falënderuar për mbështetjen e tyre
Ai thotë se diploma që ka marrë sot është vetëm bazë e shkollimit të tij dhe se do të vazhdojë edhe studimet në ekonomi.
Ndërsa nëna e Endritit thotë se në Zvicër është vështirë të bëni karrierë pa diploma. “Djali im me këtë diplomë do t’iI ketë hapur dyert gjithkund nëpër banka, kompani sigurimesh, komuna”, thotë ajo.
“Dëshirat tona plotësohen kur fëmijët tanë rrugëtojnë suksesshëm dhe kanë sukses në karrierë, sidomos për ne që jetojmë gjatë në Zvicër. Unë kam lindur këtu dhe shpresoj që fëmijët tanë nuk do t`i harrojnë rrënjët e tyre prej nga vijnë”, thotë nëna e Endrit Zeqirajt.
Në mesin e 300 absolventëve, udhëheqësit të kësaj ceremonie diplomimi në në Hotel Marriott Zurich i është dashur shpesh të lexojë emra shqiptarë.
Presidenti i Benedict-/BVS-Schule në Cyrih, Heinrich Meister ka uruar dhe ndarë diplomat në mënyrë solemne për nxënësit e diplomuar, në mesin e tyre edhe shumë shqiptarë.
Me sytë nga prindërit që përjetonin emocione të veçanta ishte edhe Arsen Shoshi, i cili për dy dekada është pjesë e këtij institucioni arsimor në Cyrih. Ai në Benedict përcjell vit pas viti breza studentësh të diplomuar dhe thotë se ata janë tä gatshëm për tregun e punës.
Ceremonia madhështore, me zemrat që rrahin fort të 300 nxënësve që diplomuan në Benedict , kulmoi me marrjen e diplomave.
“Ky institucion arsimor prej vitesh ka diplomuar në shumë vende të botës me mijëra studentë për çdo vit, të cilët janë afirmuar më së miri në tregun konkurrues të punës”, tha Arsen Shoshi duke iu gëzuar faktit që për çdo vit po rritet numri i nxënësve shqiptarë.
Pa një zanat dhe diplomë është bërë shumë e vështirë në Zvicër, thotë Shoshi, i cili është pjesë e menaxhmentit të shkollës Benedict, dhe sugjeron prindërit që t’i mbështesin fëmijët në shkollimin e tyre.
/Puplireportazh/
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së I riu ishte një nga vetëm 12 studentët ndërkombëtarë mes 1056 të diplomuarve në akademinë amerikane... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër Studim i ri tregon rritje të ndjeshme të hendekut të qirave, sidomos në Cyrih dhe Gjenevë... -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë
















