Shqipëria
“The Journal”: Shqipëria, diamanti i pazbuluar i Evropës
Revista australiane që i dedikohet udhëtimeve “The Journal” i ka dedikuar një shkrim kulturës dhe natyrës së Shqipërisë.
“E vendosur mes veriut të Greqisë dhe ujërave të kaltër të Italisë, Shqipëria duhet të jetë një Mekë turistike.
Me një histori të mrekullueshme, bukuri natyrore dhe kuzhinë mesdhetare Shqipëria është diamanti i pazbuluar i Evropës” kështu e nis shkrimin kjo revistë për Shqipërinë.
“Shqipëria ka rreth 30% të jetës bimore të Evropës, ku shumica gjenden në 15 parqet kombëtare të vendit. Në veri të Shkodrës ndodhen Bjeshkët e Namuna, që nuk janë tjetër përveç se maja të mbuluara me dëborë dhe të përshtatshme për ecje malore, ose thjesht mund t’i admirosh. Në të njëjtën frymë është Liqeni i Ohrit që ndan Shqipërinë me Maqedoninë dhe me ekosistemin e tij me uji të ftohtë mendohet se është një prej liqeneve më të vjetër në botë. I mbushur me pushues vendas mund të kryeni shumë aktivitete si sportet ujore apo noti. Bregu jugor është një prej zonave më të mrekullueshme për zhytje në Europë, ku mund të eksploroni anije të fundosura të epokës romake dhe shpella të paprekura. Madje do të keni shumë hapësirë për të kryer këtë sport, sepse zhytja ishte e ndaluar në kohën e Hoxhës për të mos lejuar njerëzit që të arratiseshin, pra ky është një aktivitet ende i ri për shqiptarët. Ndërkohë që jeni duke udhëtuar në rrugët e fjetura pranë Liqenit të Ohrit apo rrugët plot gjallëri të Tiranës, hidhini një sy deleve, dhive apo kafshëve të tjera sepse nuk është e zakonshme të shkëmbehesh rrugës me një bari dhe bagëtinë e tij”, kështu e përshkruan natyren e bukur që ka Shqipëria kjo revistë.
Në shkrimin e plot përshkruhet edhe kultura e ushqimi e po ashtu ka një përshkrim të veçantë edhe për disa qytete Si Tirana, Berati e Shkodra.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












