Kosova
Ambasadori zviceran: Ende nuk dihet se në ç’drejtim po shkojnë hetimet për Oliver Ivanoviqin
Gjashtë muaj kanë kaluar që nga vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. Ambasadori zviceran në Kosovë Jean Hubert Lebet ka kërkuar nga hetuesit të përshpejtojnë hetimet dhe kryerësit të dalin para drejtësisë.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, është deklaruar në lidhje me rastin e vrasjes dhe hetimet për Oliver Ivanoviqin.
“Shumë njerëz, duke më përfshirë edhe mua, kujtojnë Oliver Ivanoviqin si një person i pavarur dhe i fortë që shprehu mendimet e tij pa marrë parasysh dëmin e mundshëm që do të shkaktohej atij. Në një shoqëri demokratike secili duhet të jetë i lirë të shprehë mendimin e tij dhe të mos ketë frikë se do të vritet për atë veprim”, ka thënë Lebet.
Ai ka thënë edhe se kanë kaluar gjysmë viti dhe ende nuk dihet se në çfarë drejtimi po shkon hetimi.
“Kjo është veçanërisht e vështirë për familjen e tij, e cila pret që drejtësia të vihet në vend, por është gjithashtu shumë e vështirë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe që mendojnë në mënyrë të pavarur”, ka thënë ai.
Sipas Lebet, kjo dërgon një mesazh të tmerrshëm por të qartë se njerëzit që veprojnë dhe flasin në mënyrë të pavarur mund të shuhen dhe se autorët mund të llogarisin në mosndëshkimin.
“Policia dhe drejtësia e pashpresë në Kosovë është forcuar nga heshtja e Beogradit, i cili nisi një hetim mbi këtë çështje pa ndonjë rezultat deri më sot”, ka thënë ambasadori zviceran, shkruan Albinfo.ch.
Ai ka apeluar tek institucionet kompetente që të përpiqen më shumë për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
“Sot, pas pjesëmarrjes në një ceremoni të vogël në Mitrovicë Veriore, apeloj tek institucionet kompetente që të bëjnë përpjekje shtesë për të hedhur dritën mbi këtë vrasje dhe për të dënuar autorët, pasi që veprimet e tilla nuk duhet të kalojnë pa u dënuar”, tha Lebet.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














