Shkurt.ch
Rritet numri i azilkërkuesve, bie i atyre nga Ballkani
Që nga fundi i muajit gusht, kërkesat për azil të shtetasve të vendeve ballkanike shqyrtohen brenda 48 orëve
Gjatë muajit tetor në Zvicër kanë kërkuar azil 6.8 për qind më tepër persona se një muaj më parë, ose gjithsej 2400 sish. Në të njëjtën kohë ka shënuar rënie numri i azilkërkuesve nga Serbia, Bosnja dhe Maqedonia.
Ky zhvillim i fundit lidhet me shpejtimin e procedurave për shqyrtimin e kërkesës për azil për vendet në fjalë, njofton Zyra federale për Migracion. Që nga fundi i muajit gusht kërkesat për azil të shtetasve të vendeve ballkanike shqyrtohen brenda 48 orëve. B renda kaq orëve atyre u vjen vendimi i shkallës së parë (në pothuaj të gjitha rastet, vendim negativ).
Kështu, kërkesat për azil nga shtetasit Serbisë kanë rënë për minus 69%, gjegjësisht janë bërë gjithsej 61 kërkesa. Nga Bosnja kanë kërkuar azil gjatë tetorit 18 persona ose 77.5% më pak se një muaj më parë dhe nga Maqedonia po ashtu 18 persona ose 61.7% më pak se në shtator.
Vendet e përmendura bashkë me Shqipërinë, pasi që janë liruar nga detyrimi i vizave, janë futur në mesin e vendeve ku nuk ka ndjekje shtetërore ndaj individëve kështu që askush nga ato vende nuk mund të shpresojë për njohje të statusit të refugjatit në Zvicër.
Kosova, ndonëse ende nuk është liruar nga detyrimi i vizave, megjithatë hyn në mesin e “vendeve të sigurta” sa i përket ndjekjes nga ana e shtetit.
Një rënie kanë shënuar gjatë tetorit edhe kërkesat e shumëfishta për azil. Duke filluar nga prilli i këtij viti, federata nuk i merr në shqyrtim fare kërkesat për azil të personave të cilët tashmë kanë kërkuar azil në ndonjë vend tjetër që ka të nënshkruar marrëveshjen e Dublinit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













