Shkurt.ch
Një i plagosur në përleshjen mes të rinjve shqiptarë
Ngjarja kishte ndodhur të shtunën mbrëma në stacionin e Solothurnit
Si pasojë e një përleshjeje ndërmjet të rinjve shqiptarë në stacionin hekurudhor në Solothurn të Zvicrës është plagosur me thikë një i ri shqiptar
Ngjarja kishte ndodhur të shtunën mbrëma në stacionin e Solothurnit.
18-vjeçari i lënduar në këtë zënkë ka deklaruar për mediat zvicerane se kishte bërë përpjekje për të qetësuar situatën, por përleshja mes tyre vetëm sa ishte përshkallëzuar.
Ai pranon se njërin prej tyre e ka përplasur në tokë. “Por, vetëm sepse kam ndihmuar kolegët e mi”, tha i riu nga Maqedonia. Sipas tij, kjo nuk ka përfunduar vetëm me rrahje.
“Unë befas ndjeva një goditje me thikë në shpinë. Dhe një tjetër në anën tjetër. Pastaj djemtë ikën. Unë pashë vetëm gjakun duke rrjedhur poshtë mbi mua”, kujton ngjarjen e tmerrshme i riu nga Maqedonia.
Nga sulmi i përgjakshëm ai ishte dërguar menjëherë në spital të Solothurnit, ku ishte transferuar në atë të Bernës.
Ndërkohë, shqiptari i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.”Unë jam i kënaqur që jam gjallë”, tha ai. Policia ka arrestuar të dielën dorasin që kishte therur bashkëkombësin e tij nga Maqedonia. Bëhet fjalë për shtetasin zviceran me origjinë nga Kosova, i cili po punonte në zyrën e tatimeve.
“Unë nuk kam asnjë ide pse ka ndodhur ky rast”, thotë babai i dorasit.”Djali im është në të vërtetë një njeri i mirë. Unë nuk mund ta shpjegoj se si ka mundur të ketë thikë”, tha babai i dorasit për “Blick”.17-vjeçarit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej shtatë ditëve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje












