Bota
Integrimi dhe mësimi spektakolar i Ledianës në Francë
Lediana ishte shkencëtarja e parë në Mirditë të Shqipërisë kur ajo është dashur ta lëshojë vendin me një pjesë të familjes së saj. Ajo në Francë arriti dy vite më parë dhe nuk e fliste gjuhën frenge.
Rezultatet u shpallën më 7 korrik, duhet përmendur seksionin “Bien au Bac pro Transport”, LEP René-Cassin të Metz-Nord, ku Lediana studioi që nga ardhja e saj në territorin francez.
Ajo e humbi notën shumë mirë, për një gjysmë pike. Në të vërtetë, vajza e re fitoi 20 pikë në spanjisht, 17 në anglisht, 19.5 në studim në një mjedisi profesional dhe 16.5 në ekonomi dhe drejtësi. Vetëm historia dhe frengjishtja nuk e lejuan që të merrte notën më të lartë.
Studente e ndritur, Lediana kishte ambicie të vazhdonte studimet për tu bërë doktor në vendlindjen e saj, por u dashtë të largohej. Duke mbërritur në Metz në pranverën e vitit 2016, nuk ishte e mundur të integrohej në një klasë gjatë vitit shkollor. Organet përkatëse të CIO të Metzit, megjithatë, ishin në gjendje për t`ia gjetur asaj një vend, në fillim të vitit shkollor 2016, në “LEP René-Cassin”, në seksionin e transportit.
“Integrimi i saj dhe aftësia për të mësuar ka qenë spektakolare”, thotë për “Le Republicain-Lorrain”, Catherine Signorini, një nga mësueset në këtë seksion, njofton Albinfo.ch. Sidomos fakti që ajo u përcaktua për gjuhën franceze, mësoi disiplina që nuk i njihte dhe studionte në një dhomë hoteli ku jetonte ajo dhe familja e saj.
“Zhytja në botën profesionale ka qenë një nga sukseset më të mëdha të shkollës”, përfundon mësuesi i tij. Kompania Davigel që kishte mirëpritur Ledianën, madje ka dashur t’i ofronte një punë pas diplomimit të saj.
Sukses i madh për gruan e re, e cila tani është e përcaktuar për një shkollim të lartë të transportit dhe logjistikës dhe, më pas, një licencë.
Ëndrra e saj: Të bëhet agjente e eksploatimit, të vazhdojë ta përsosë frengjishten e saj, të cilën e ka mësuar vetëm duke shikuar filma dhe duke dëgjuar muzikë, dhe mbi të gjitha, mund të qëndrojë në Francë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë Kryesia Qendrore e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) ka bërë të ditur se një dokument... -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën














