Shkurt.ch
Uji i Lozanës, më i ndoturi në Zvicër
Uji që pimë është i ndotur nga një shumëllojshmëri e prodhimeve kimike. Kjo ndotje shkakton edhe keqformacione të disa specieve të kafshëve të caktuara. Kjo gjë mund të ndodhë edhe te njerëzit, pas një kohe. Në nivel kombëtar, uji i Lozanës përmban mikrondotës.
Droga, pesticide apo substanca kundër ndryshkut, janë gjurmët e prodhimeve kimike që ne i përdorim çdo ditë, të cilat janë gjetur edhe në ujë.
Për këtë zbulim tregon një analizë e kohëve të fundit e ujit të pijshëm në 50 qytete zvicerane, të kryera nga emisioni gjermanofolës (SF) “Kassensturz”. Rezultatet janë alarmante.
Në Cyrih, Lucern, Bernë dhe Basel hulumtuesit kanë gjetur gjurmë të atrazinës, një herbicid i ndaluar në Zvicër. Kjo mund të shkaktojë deformime të peshkut. Pilula kontraceptive ka efekte të ngjashme.
Numri i prodhimeve kimike të zbuluara në ujin e pijshëm
Lausanne: 14
Renens: 13
Liestal: 9
Zurich: 8
Delémont: 7
Frauenfeld: 7
Aarau: 5
Mendriso: 4
Lucerne: 3
Bâle: 3
Berne: 2
Neuchâtel: 2
Genève: 1
Locarno: 0
Bellinzone: 0
Saint-Imier:0
Appenzell: 0
Saint-Gall: 0
Projekti për 1.2 miliardë franga
Në 20 vjetët e ardhshëm Këshilli federal ka në plan për të përmirësuar 100 prej 700 qendrave të trajtimit të ujërave të zeza në vend për një shumë prej 1.2 miliard dollarësh. “Qëllimi është sigurisht për të gjetur në ujërat tona gjurmët kimike sado të vogla që të jenë ato”, thotë Stefan Müller, kreu i ndarjes së ujërave nga Zyra Federale për Mjedisin.
Në pranverë Këshilli Federal synon të miratojë një mesazh për këtë qëllim nga ana e Parlamentit.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












