Shkurt.ch
Gratë në pension në moshën 65 vjeçare?
Qeveria e ka angazhuar ministrin Berset për të punuar në reformimin e fushës së pensionimit, me çka gratë do të barazohen me burrat
Ministri i çështjeve sociale në Këshillin Federal të Zvicrës Alain Berset ka ndërmend të thyejë një tabu: të zgjasë moshën e pensionimit të femrave nga 64 sa është tash në 65 vjet.
Për këtë ai në mbledhjen e sotme ua ka komunikuar idenë kolegëve të tij ministra.
Qeveria e ka angazhuar sot ministrin Berset për të punuar në realizimin e revizionit në çështjen e pensionimit, ku hyn ngritja e moshës së pensionimit për gratë në 65 vjet. Kështu, gratë do të barazohen me burrat sa i takon moshës së pensionimit.
Reforma më tutje do të bëjë që shtylla e parë dhe e dytë (sigurimi pensional dhe ai profesional) të harmonizohen mes vete. Pensionet, me reformën e pritshme nuk do të ulen. Në të ardhmen, mosha më e re në të cilën mund të kërkohet pensioni do të jetë mosha 58 vjeçare. Por do të ketë stimulime që kjo moshë të shtyhet deri në 65 e më shumë vjet, njofton sda.
Realisht, sot meshkujt shkojnë në pension në moshën 64.1 vjeçare ndërsa femrat.
Zgjatja e moshës për pensionim bëhet për shkak se mosha mesatare e zviceranëve është duke u zgjatur dhe me këtë, ata jetojnë edhe shumë vite pas pensionimit. Në këtë mënyrë, paguesit e kontributeve nuk kanë mundësi ta mbushin në mënyrë të mjaftueshme fondin e pensioneve.
Në verën e vitit të ardhshëm ministri Berset do t`i prezantojë qeverisë dokumentin me parallogaritjet e sakta lidhur me këtë propozim. Një propozim konkret do t`i kalohet parlamentit për miratim në fund të vitit 2013.
Kjo do të ishte puna më e madhe me të cilën do të profilizohej ministri më i ri në Qeverinë e Zvicrës, vlerësojnë mediet zvicerane.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












