CH-Ballkani
Nënshtetësi malazeze nëse investoni
Në vendimin më të ri të qeverisë, nga 1 tetori do të jetë e mundur të merret nënshtetësia malazeze nëse investon në vend
Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të rikthejë në jetë projektin e nënshtetësisë ekonomike, i cili sipas reagimeve, do të jetë i dobishëm për shtetin, por edhe mund të sjellë dëme serioze.
Në vendimin më të ri të qeverisë, nga 1 tetori do të jetë e mundur të merret nënshtetësia malazeze nëse investon në vend.
“Programi i shtetësisë ekonomike do të jetë në dispozicion për një maksimum prej 2,000 aplikuesve nga vendet jo anëtare të BE-së gjatë një periudhe të kufizuar prej tre vjetësh”, tha qeveria në një deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori i BE-së në Malin e Zi, Aivo Orav, tha se qeveria e Malit të Zi duhet të shqyrtojë me kujdes çështjen e nënshtetësisë ekonomike në mënyrë që ajo të mos bëhet pengesë në rrugën e vendit drejt integrimeve evropiane.
Në dispozicion do të jenë dy variante të nënshtetësisë ekonomike. E para, nënkupton investimin prej 250 mijë eurosh në projekte zhvillimore në rajonet e pazhvilluara të Malit të Zi dhe i dyti investime në të njëjtat kushte, por në një tavan prej 450.000 eurosh, shkruan “TCH”.
Ish-kryeministri i shumë polemizuar i Tajlandës, Taksin Shinavatra, në 2009, mori nënshtetësinë e Malit të Zi me procedurë të shkurtër dhe pa shpjegime.
Po ashtu, edhe një biznesmen tjetër nga Malajzia, dhe lojtar pokeri, Vei Seng Pua, që në 2014 u arrestua në Las Vegas për shkak të basteve të organizuara në ndeshjet e kampionatit botëror të futbollit, kishte marrë pasaportë malazeze si person me interes të veçantë për shkencën, ekonominë dhe interesave të tjera të Malit të Zi.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












