Kosova
Numri më i madh i turistëve që vizitojnë Kosovën janë nga Gjermania dhe Zvicra
Kosova, me një sipërfaqe prej mbi 10 mijë kilometrash katrorë, posedon rreth një mijë vende të cilat konsiderohen atraktive për t’u vizituar dhe zhvilluar turizmin
Kosovës nuk po i mungojnë vizitorët nga gjitha vendet e botës. Numri i tyre çdo vit është në rritje.
Në bazë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, periudha janar-mars e këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, ka shënuar rritje të numrit të turistëve që vizitojnë Kosovën për 38 për qind.
Kështu tha Dren Zatriqi, ekspert i turizmit, sipas të cilit, numri më i madh i turistëve që vizitojnë Kosovën janë nga Gjermania, Zvicra, por edhe Shqipëria.
“Në bazë të Agjencisë të Statistikave ka rritje të numrit të turistëve. Nga rreth 24 mijë për periudhën tremujore të vitit të kaluar, ky numër është rritur në 64 mijë turistë këtë vit, për tre muaj. Përpos Zvicrës, Gjermanisë e Shqipërisë në rritje është edhe numri i turistëve aziatikë që po e vizitojnë Kosovën. Atraksion për ta është Ballkani, e kohëve të fundit është edhe Kosova”, tha Zatriqi, përcjell albinfo.ch.
Turizmi malor, mbetet ende më i preferuari kur është në pyetje Kosova. Projekti “Majat e Ballkanit” në përbërjen e saj ka identifikuar dhe zhvilluar shtegun malor prej 192 kilometrave, që lidh fshatrat malore nga të tri shtetet (Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi).
Zekë Çeku, udhëheqës i Shoqatës se Turizmit në Kosovë thotë për Radion Evropa e Lirë se këtë vit për shkak të kushteve klimatike jo shumë të favorshme, ka pasur më pak vizita se që janë planifikuar të ndodhin. Por, pavarësisht kushteve atmosferike, numri i turistëve që vizitojnë Kosovën është në rritje, tha ai.
Përpos vendeve malore si më të vizituarat, Çeku përmend edhe vizitat urbane, që konsiderohen si më atraktivet në Ballkan për shkak të gjallërisë së qyteteve.
“Gjithashtu, vizita e Prizrenit e Pejës janë atraktive. Por, ka edhe vizita kulturore, ku këtu kemi ngritje të mysafirëve tej oqeanit, si nga Tajvani, Singapori, Japonia, Koreja Jugore, e që këto janë në rritje në krahasim me vitet paraprake. Këta kryesisht vijnë përmes agjencive nga Kroacia, Mali i Zi e Shqipëria. Vizita e Prizrenit bëhet kryesisht nga turqit nga Turqia”, tha Çeku.
Por, mungesa e infrastrukturës rrugore, sipas tij, ka ndikuar që të mos vizitohen shumë bjeshkët e Deçanit dhe Junikut. Ndërkaq, shpreson se pas përfundimit të rrugës Plavë- Deçan, këto bjeshkë do të vizitohen nga turistët.
Se Kosova ka potencial të mjaftueshëm natyror për turizëm pajtohet edhe Arben Islami, udhëheqës i organizatës joqeveritare ‘Kosovo Hiking Trips’ dhe ‘Snow Njeri’, organizata këto që në mënyrë vullnetare bëjnë promovimin e bjeshkëve dhe natyrës së Kosovës.
Ai thotë se në Kosovë ekzistojnë rreth 200 bjeshkë, të cilat kanë potencialë të konsiderohen si vende turistike.
Po ashtu, edhe qytetarët mendojnë se Kosova ka potencial për turizëm, por që mungojnë investimet.
Albulena Maliqi, student e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës thotë se si në vendet malore, ashtu edhe në qytete duhet të ketë më shumë investime për të tërhequr vizitorë të huaj.
Sidoqoftë, sipas organizatorëve që merren me organizime të grupeve që ecin nëpër male të Kosovës çdo të diel, në mënyrë të organizuar, rreth 200 persona i vizitojnë këto hapësira.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër, sot 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C












