Kosova
Tahiri: Vrasja në Gjakovë shqetësuese
Ngjarja që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Gjakovë, ku burri vrau gruan dhe vajzën ka bërë që krerët e institucioneve të shprehin shqetësime.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka shprehur shqetësimet e thella rreth ngjarjes së rëndë e cila ka ndodhur dje në Gjakovë, ku viktima të një vrasje janë një nënë dhe vajza e saj.
Lidhur me këtë ngjarje, Ministri Tahiri vlerëson se papërgjegjësia, neglizhenca dhe mos zbatimi i detyrave nuk ka vend në asnjë institucion, veçmas atyre që kanë pёr mandat ofrimin e mbrojtjes dhe sigurisë së jetës, pronës dhe të drejtave themelore të qytetarëve, dhe se çdo papërgjegjësi e tillë duhet të trajtohet seriozisht dhe të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.
“Nuk është e drejtë të gjykohet puna e palodhshme e Policisë së Kosovës në tërësi, por çdo rrethanë dhe çdo person zyrtar në rast injorimi të rrezikut të paralajmëruar duhet të mbahet përgjegjës. Policia e Kosovës ka nevojë për një hartë të parandalimit të krimit dhe një plan për të ditur saktësisht se sa kohë efektive i duhet për të qenë në vend të ngjarjes, kudo që shfaqet rreziku dhe kanosja ndaj jetës së qytetarëve të Kosovës kudo qofshin ata” ka shtuar Ministri Tahiri.
Ministri Tahiri thekson se në Republikën e Kosovës, papërgjegjësia në sektorin e sundimit të rendit dhe ligjit nuk do të ketë vend dhe njëherit i bënë thirrje të gjitha institucioneve që të reflektojnë në këtë drejtim, mandati dhe legjitimiteti i të cilave buron nga aftësia për të mbrojtur jetën, pronën dhe të drejtat themelore të qytetarëve, shkruan Albinfo.ch.
“Ministria e Drejtësisë shpreh angazhimin e plotë për bashkëpunim me të gjitha institucionet me qëllim të përmbushjes kuptimplotë të mandatit që ka sundimi i rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais














