CH-Ballkani
Ku është birra më e lirë dhe ku më e shtrenjtë
Birrën më të shtrenjtë vendëse do ta blini në Norvegji, ku 0.5 litra kushtojnë 3.76 dollarë.
Ditët e nxehta të verës dhe pushimet e verës nxisin konsumin e birrës. Përbërësit e birrës janë të thjeshtë: ujë, maja e birrës, lupo dhe malto. Ajo prodhohet nga tharmëtimi i lëndëve me bazë niseshten, zakonisht përdoret elbi.
Birrat vijnë me shije dhe ngjyra të ndryshme. Shtete të ndryshme të Evropës kanë zhvilluar industrinë vendëse të prodhimit të birrës.
0.5 l birrë, prodhim vendas, në Shqipëri kushton mesatarisht 0.78 dollarë, sipas të dhënave që ka publikuar portali Numbeo.
Në krahasim me vendet e tjera të Evropës, Shqipëria renditet e shtata për birrën vendëse me të lirë, por në krahasim me vendet fqinje, birra shqiptare është më e lirë se birra maqedonase dhe malazeze, shkruan ‘monitor’.
Më lirë se në të gjithë Evropën, birra vendase është në Serbi, ku 0.5 litra kushton sipas Numbeo-s, 0.63 dollarë.
Në vend të dytë për çmim më të lirë të birrës në Evropë është Bosnjë e Hercegovina, ku një litër birrë vendëse kushton 0.67 dollarë. Ndërsa në shtëpinë e birrës, Çeki, 0.5 litër kushtojnë 0.68 dollarë. Në Kosovë birra vendëse kushton 0.71 dollarë për 0.5 litër, përcjell albinfo.ch.
Më të shtrenjtat në rajon për sa i përket birrës vendëse janë Maqedonia, ku 0.5 litër kushton 0.83 dollarë dhe Mali i Zi, ku 0.5 l birrës vendëse kushton 0.98 dollarë.
Birrën më të shtrenjtë vendëse do ta blini në Norvegji, ku 0.5 litër kushton 3.76 dollarë. Vendet e Evropës Veriore kanë një çmim më të lartë të birrës vendëse krahasuar me pjesën tjetër të Evropës. Në Islandë, 0.5 litër birrë mund ta blesh për 3.28 dollarë, në Finlandë për 2.85 dollarë, në Irlandë 2.72 dollarë.
Çmim më të lartë në krahasim me pjesën tjetër të Evropës ka edhe Anglia me Francën, ku përkatësisht 0.5 l birrë vendëse kushton 2.19 dhe 2 dollarë.
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar














