Bizneset
“Alfa”, me 500 modele pllakash vesh ambientet e rrokaqiejve në Gjilan
Me 500 lloje të pllakave nga prodhuesit më të njohur botëror, „Alfa qermika“ plotëson çdo kërkesë të klientëve që janë në kërkim të një ambienti modern brenda katër mureve
Në hovin e ndërtimeve të larta që po përjeton viteve të fundit Gjilani, është një kompani e cila është prezente në tregun e ndërtimeve finale me modelet më moderne të pllakave që ofron tregu aktual.
Kompania që drejton inxhinieri i makinerisë, Ali Avdyli, hyn në mesin e bizneseve të suksesshme në Gjilan. „Alfa“, e njohur si furnizuesja kryesore e kompanive të ndërtimeve të larta në Gjilan, ka kaluar para një viti në ndërtimet finale, duke hapur pranverën e vitit të kaluar sallonin më të madh të pllakave në Gjilan, me emrin „Alfa qeramika“. Ky sallon ka një hapësirë prej 700 metrave katrorë me rreth 50 banjo prezantuese dhe shumë pjesë tjera të sanitarisë.
“Alfa qeramika” është furnizuesi kryesor i ndërtimeve të larta në Gjilan. „Por, kemi porosi edhe nga Prishtina, Ferizaj e qytete të tjera“, thotë Avdyli. „Alfa qeramika” furnizon po ashtu me pllaka bizneset e mëdha dhe ato të vogla që shesin me pakicë.
„Pllakat që kërkohen me tepër, janë kryesisht imitim druri, guri dhe tekstili, domethënë modele klasike. E vlen të veçohet se nuk ka shije orientale apo aziatike, më shumë kërkohet klasikja“, veçon Avdyli.
Me 500 lloje modelesh të pllakave nga prodhuesit më të njohur botëror, „Alfa qermika“ plotëson çdo kërkesë të klientëve që janë në kërkim të një ambienti modern brenda katër mureve.
„Në këtë kuadër ne ofrojmë edhe pajisje të tjera të sanitarisë që janë të nevojshme për kompletimin e një banjoje, dyshemesë dhe kuzhinës”, plotëson Ali Avdyli dhe shton, „mirëpo trendi me dimensione të mëdha dhe ngjyra të buta është aktual dhe kërkohet më së shumti nga blerës që kryesisht jetojnë jashtë vendit.
Mërgimtarët kanë më shumë kërkesa për pllaka me dimensione të mëdha dhe pa shkëlqim, domethënë mat, që janë në përspektivë të së ardhmes dhe jo rrallë dërgojmë pllaka edhe në Zvicër e Gjermani”, tregon Avdyli, i cili drejton biznesin e tij që prej vitit 1992.
E pranishme në shumicën e ndërtesave të larta
„Alfa qeramika“ është njëri nga bizneset e njohura që “ka gisht” në pothuajse çdo ndërtesë të lartë të ndërtimeve të vrazhda që është ngritur viteve te fundit në Gjilan. Së fundmi kjo firmë ka kaluar në ndërtime finale dhe me sallonin prej 700 metrave katrorë, ofron me dhjetëra banjo me mbi 500 lloje të pllakave për banjo, dysheme, kuzhinë e shkallë nga më të ndryshmet.
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes
















