Shqipëria
Shkaku i pronës vrau tetë persona
Mësohet se masakra ka ardhur si pasojë e një konflikti për pronat
Top Channel ka mësuar emrat e viktimave të krimit të 24-vjeçarit në Vlorë që tronditi Shqipërinë, duke lënë të vdekur tetë persona.
Ata janë Azem Zyka, Afërdita Zyka, Demir Zyka, Ferie Zyka, Besim Zyka, Vasilika Zyka, Sara Zyka dhe Ledjon Zyka, përcjell albinfo.ch.
Nga të dhënat e deritanishme, raportohet se autori ka vrarë vëllain e gjyshit të tij Demir Zykën, bashkëshorten e tij, dy djemtë e çiftit Zyka (kushërinjtë e parë të babait) si edhe nipin e mbesën 14 dhe 6 vjeçe (kushërinj të dytë me autorin).
Mësohet se masakra ka ardhur si pasojë e një konflikti për pronat. Autori 24-vjeçar nuk njihet si i sëmurë mendor, por përdorues droge.
Sipas burimeve të Prokurorisë, në hetimet për këtë ngjarje të rëndë do të përfshihen edhe Krimet e Rënda në Tiranë, ndërkohë që momentalisht janë marrë në pyetje prindërit e vrasësit.
Sherri, siç mësohet nga hetuesit, ka nisur pas festës së fshatit. Autori ka debatuar me njërën nga viktimat për një gardh, prej së cilës është ofenduar, e në gjakftohtësi e sipër ka shkuar të marrë armën për të kryer aktin makabër.
Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore















