Kultura
Fotografitë thonë gjuhën e zemrës!
Fotoreportazh nga manifestimi i LAPSH ”Naim Frashëri” i kantonit të St. Gallenit dhe i kantonit të Glarusit
Në vazhdën e organizimit të festave kushtuar 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 1 dhjetor 2012 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ e kantonit të St. Gallenit dhe e kantonit të Glarusit së bashku organizuan një manifestim shkollor, në të cilin nxënësit kënduan me gjithë shpirt për flamurin kombëtar dhe pavarësinë e Shqipërisë.
Atë mbrëmje Flumsi ishte shndërruar në një kënd të Vlorës historike. Në program morën pjesë afër 200 nxënës të shkollave shqipe të këtyre dy kantoneve. Programi ishte përgatitur nga mësuesit Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu.
Për ta ilustruar më mirë këtë mbrëmje madhështore do të sjellim disa fotografi, nëpërmjet të cilave do të përshkruhet më së mirë kjo mbrëmje festive.
Salla e sportit në Flums me 1200 vende ishte e vogël për t`i zënë të gjithë të pranishmit.
Programi u hap me himnin e flamurit, të interpretuar nga nxënësit e shkollës shqipe të Glarusit, Niederurnit, Netstalit, Mitlödit, Buchsit, Melsit, Flumsit dhe Walenstadit.
Referatin kushtuar datës historike 100 vjet shtet shqiptar e paraqiti Vaxhid Sejdiu, kryetar i Këshillit të Arsimtarëve të kantonit të St. Gallenit.
I nderuar dhe i respektuar në mesin e nxënësve dhe prindërve ishte edhe ministri i Arsimit i Republikës së Kosovës, Ramë Buja.
Një kënaqësi të veçantë në mesin e nxënësve solli edhe prof. Dr. Shaban Sinani nga Tirana.
Dhe në fund Këshilli organizativ i manifestimit i ndau mirënjohje mësuesit të dalluar, Vaxhid Sejdiu.
LAPSH “Naim Frashëri” – St. Gallen
Sektori për Informim
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër











