Lajme
Nuk po zbatohet IBM?
Në vendkalimin kufitar në Jarinjë po bëhet vetëm evidencimi i mallrave që hyjnë në Kosovë. Këto mallra do të duhej të zhdoganoheshin në terminalin në jug të Mitrovicës
Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve ka filluar të zbatohet, por në vendkalimin kufitar në Jarinjë aktualisht po bëhet vetëm evidencimi i mallrave që hyjnë në Kosovë. Ndërkaq, këto mallra do të duhej të zhdoganoheshin në terminalin që gjendet në jug të Mitrovicës. Të paktën kështu deklaroi njëri nga përfaqësuesit e serbëve të veriut, Millan Ivanoviq, nga Këshilli Kombëtar Serb.
“Policia, përveç evidencimit të mallit, po insiston ta doganojë në terminalin, në anën jugore. Serbët po e kundërshtojnë dhe nuk e pranojnë këtë, duke pasur parasysh garancitë që i ka dhënë Qeveria e Serbisë, se për veriun e Kosovës nuk do të këtë pagesë të doganës”, tha Ivanoviq.
Sipas tij, në vendkalimin në Jarinjë, në këtë moment malli evidencohet, njorfton Radio Evropa e Lirë.
“Pastaj, kamionët, nëse ata eventualisht vazhdojnë kah territori i Kosovës, plumbohen dhe dërgohen në terminal, me kërcënimin se do të hapet padia penale ndaj tyre, në qoftë se në afat prej 1 muaji, të ashtuquajturat obligime lidhur me pagesën e doganës dhe taksave të tjera nuk plotësohen”, tha Ivanoviq.
Nga ana tjetër, Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës, tha se në vendkalimin kufitar në Jarinjë, që kur ka filluar zbatimi i marrëveshjes së IMB-së, nuk ka kalim të mallrave në vlerë të larë apo komerciale.
“Në Jarinjë nuk ka pasur import të mallrave komerciale, ka pasur futje të mallrave të konsumit ditor, siç është qumështi apo buka e ushqime të tjera, të cilat kanë vlera minimale, kurse në Merdar ka vazhduar importi normalisht si gjithmonë”, tha Stavileci.
Stavileci ka përsëritur se zhdoganimi i mallrave që hyjnë nga vendkalimet kufitari në Merdar bëhet në Podujeve, kurse i atyre në Jarinjë bëhet në jug të Mitrovicës.
“Pagesa e taksave bëhet në terminalet doganore saktësisht në terminalin e Mitrovicë, dhe saktësisht në Podujevë. Do të thotë në pikat hyrëse prej Jarinjës në Mitrovicë dhe prej Merdarit në Podujevë. Kjo ka qenë edhe më herët, po sidoqoftë deri me tani nuk kemi kalime të mallrave pa pagesë të taksave”, thekson Stavileci.
Doganat e Kosovës është institucioni më i rëndësishëm për mbledhjen e të hyrave buxhetore. Sipas parashikimeve të Qeverisë së Kosovës, Dogana e Kosovës duhet të grumbullojë 860 milionë euro gjatë këtij viti. Ndërkohë, që nga fillimi i këtij viti e deri më 5 dhjetor, ky institucion ka mbledhur 768 milionë euro për buxhetin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













