Kosova
Stadiumi “Fadil Vokrri” i gatshëm për ndeshje futbolli
Pas renovimit të stadiumit të vjetër të Prishtinës, stadiumi i ri i cili u rinovua dhe emri i të cilit është "Fadil Vokrri", është i gatshmë për ndeshjen e së hënës mes dy klubeve kosovare pë Superkupën e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me Drejtorin e Pronës Dren Kukaj dhe disa asambleistë, vizitoi stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” për të parë nga afër përgatitjet e fundit që po bëhen për ndeshjen e Superkupës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës që do të zhvillohet të hënën me 13 Gusht.
“Të hënën do të jetë testi kryesor për federatën, për neve si komunitet të dëshmojmë se mund të zhvillojmë lojë të karakterit ndërkombëtar. Kjo lojë do të trajtohet gati si lojë ndërkombëtare, pasi që në shtator na presin lojët e para të përfaqësueses së Kosovës në Prishtinë, më saktë, me Maltën më 10 shtator. Të hënën presim një spektakël, dhe u bëj ftesë tifozëve që të vijnë në numër sa më të madh, ta mbushin këtë stadium qysh i ka hije, jo vetëm për shkak të lojës dhe stadiumit, por edhe t’ia japim një nderim Fadil Vokrrit pasi që është hera e parë që luhet një lojë në stadiumin që tashmë e mban emrin e tij” tha Kryetari Ahmeti.
Ndërsa kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka falënderuar Kryetarin Ahmetin për iniciativën që stadiumi ta mbajë emrin e Fadil Vokrrit dhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe Kuvendin Komunal për marrjen e këtij vendimi.
Emri i stadiumit u vendos për nderë të legjendës shqiptare në futboll Fadil Vokrrit i cili para disa muajve ndërroi jetë pas disa problemeve shëndetësore.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit














