Kosova
Retorika aktuale politike largon investitorët e huaj
Jostabiliteti politik në Kosovë mund të sjellë pasoja edhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, sidomos tek investimet direkte të huaja.
Përfaqësues të investitorëve të huaj dhe komunitetit të biznesit në Kosovë, japin vlerësime të ndryshme, se sa mund të ndikojë retorika politike e kohëve të fundit, tek interesimi i investitorëve potencialë.
Shpend Balija, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se luhatjet politike ditore nuk kanë ndikim afatgjatë në dekurajimin e investitorëve të huaj.
“Opinionet, lëvizjet, komentet, politikat ditore nuk kanë ndikim afat gjatë në planet e investitorëve të mundshëm.Ne duhet t’i shikojmë indikatorët tjetër që mbretërojnë në Kosovë. Kosova është vend stabil, sa i përket aspektit politik dhe të sigurisë. Dhe në ketë mënyrë nuk besoj se ka ndonjë lëvizje apo ndikim në qëndrimin e investitorëve të huaj, karshi indeksit të investimeve në Kosovë”, thotë Balija.
Por, ndryshe mendojnë përfaqësues të komunitetit të biznesit, sipas të cilëve, fjalët e përdorura ditëve të fundit në Kosovë siç janë ndarje, shkëmbim territoresh, autonomi për veriun, korrigjim të kufijve, dekurajojnë në masë të madhe investitorët potencialë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se situata politike është faktor i rëndësishëm, që merret në konsideratë nga investitorëve potencialë. Për këtë thotë ai, situata aktuale politike rritë pasigurinë e investitorëve.
“Natyrisht se çfarëdo lajmi apo retorike e cila përhapet anë e mbanë botës, e që sjell sërish Kosovën në titujt e mediave, sa i përket çështjeve të hapura të saja, rrisin pasigurinë e investitorëve dhe rrisin pasigurinë e të bërit biznes në përgjithësi. Dhe kur flasim për rritjen e pasigurisë, këtu duhet theksuar se nuk frenohen vetëm investimet e jashtme, por ndikim mund të ketë edhe në investimet e brendshme”, thotë Zeka.
Ndryshe, Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA), që funksion në kuadër të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, vazhdimisht pranon kërkesa dhe interesime nga investitorët të cilët janë duke analizuar Kosovën për investime potenciale. Në një përgjigje nga zyrtarë të kësaj agjencie thuhet se “gjatë kësaj periudhe (janar-gusht) ka realizuar rreth 85 kontakte/vizita me investitorë vendorë dhe të huaj, të cilët janë njoftuar mbi mundësitë që i ofron Kosova për investime”.
“Një numër i këtyre kontakteve kanë shprehur interesim dhe kanë kërkuar informata mbi përfitimin e statusit të investitorit strategjik dhe në këtë drejtim, KIESA është në kontakt të vazhdueshme me ta duke ofruar gjithë asistencën e nevojshme” thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë .
Por, Zeka, shprehet se deri më tani nuk është vërejtur ndonjë rritje apo zvogëlim i interesimit të investitorëve të huaj në Kosovë, krahasuar me vitet e tjera.
“Interesimi po thuajse është i njëjtë sikurse viteve të kaluara. Në përgjithësi interesimi vazhdon rreth atyre projekteve madhore të cilat janë nisur. Por, nuk ka ndonjë interesim më të shtuar se sa ka pasur viteve të kaluara”, thotë Zeka.
Ndërkaq, Shpend Balija shprehet se Kosova viteve të fundit është duke krijuar një imazh pozitiv sa i përket krijimit të kushteve për investitorët e jashtëm.
“Vendet e rajonit, por edhe ato të evropiane, kanë filluar të shohin Kosovën si një mundësi reale për investime. Por, që ende mbetet shumë për t’u bërë sa i përket përmirësimit të ambientit të biznesit. Kur them ende mbetet shumë për të bërë, kjo nënkupton reforma fiskale, reforma e prokurimit, reforma në drejtësi janë disa nga elementet kryesore të cilat duhet të lëvizin më shpejtë, me një dinamikë më të përshpejtuar, sepse ndryshimet kanë filluar të bëhen, por që nuk po lëvizin më shpejtësinë e duhur”, thotë Balija.
Edhe pse investimet e huaja vazhdimisht vlerësohen si të domosdoshme për zhvillimin ekonomik, këto investime kanë shënuar rënie përgjatë viteve në Kosovë.
Derisa në vitin 2008, investimet e huaja ishin 355 milionë euro, vitin e kaluar, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja ishin rreth 290 milionë apo 30 për qind më shumë se në vitin 2016. Kurse, në periudhën janar- maj të këtij viti, vlera e investimeve të realizuara është 76 milionë euro ose 34 për qind më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












