Kosova
MPJ reagon pas arrestimit të mërgimtarit në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se, Serbia duhet të distancohet nga praktikat e politikave të Millosheviqit.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjët Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë ka konfirmuar sot në orët e pasditës edhe një rast tjetër të ndalimit dhe arrestimit të një bashkëkombasi, përderisa ai ka qenë duke kaluar nëpër teritorin e Serbisë.
“Sipas informacioneve të para të siguruara nga Zyra Ndëlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd, personi në fjalë është ndaluar për veprat penale, që janë në kundërshtim me Ligjin penal të ish-RSJ-së Neni 125 i ndërlidhur me Nenin 139 (i dyshuar për veprën penale për terrorizëm), aktakuzë kjo e ngjashme si edhe për raste të tjera ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës që nga periudha e Luftës”, thuhet në njoftimin e MPJ.
Sipas MPJ, ndalimet dhe arresimet e vazhdueshme të shtetasve të Republikës së Kosovës nga shteti fiqnj mund të vlerësohen si një gjueti shtrigash nga autoritetet e këtij shteti dhe praktika të politikave të Millosheviqit.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës thërret fqinjin verior, që urgjentisht të ndalë ketrajtimet, malltretimet dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës, që në kohën e pushimeve po e shtryzëojnë shtetin fqinj si rrugë tranzite”, thuhet më tutje.
Ministria e Punëve të Jashtme edhe njëherë i ka bërë thirrje Bashkimin Evropian, shtetet e Kuintit dhe komunitetin ndërkombëtarë që urgjentisht t’i tërheqin vërejtjen shtetit fqinj ndaj sjelljeve të tilla dhe kërkon me ngulm lirimin e menjëhershëm të tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












