Kosova
Çmimet e ulëta, mërgimtarët i rregullojnë dhëmbët në Kosovë
Për shkak të çmimeve të ulëta, mërgimtarët po i shfrytëzojnë pushimet në Kosovë, edhe për t’i rregulluar dhëmbët
Stomatologët gjatë verës po del të kenë goxha më shumë punë se stinëve të tjera. Numri më i madh i pacientëve janë mërgimtarë, derisa çmimet shumë më të ulëta se në vendet ku jetojnë janë shkak i kësaj situate.
“Për shkak të çmimeve të cilat këtu janë më të volitshme, edhe shërbimet janë në nivel të duhur. Në Gjermani rregullimi i një dhëmbi kushton nga 700 euro e më shumë”, ka thënë pacienti nga Gjermania për Klan Kosova.
Njëri nga stomatologët në Prishtinë thotë se gjatë sezonit të verës iu shtohet puna dhe se ata rrallë herë shkojnë në pushime në këtë kohë, përcjell albinfo.ch.
“Në muajt korrik dhe gusht kemi punë më shumë dhe ekziston dallimi me muajt e tjerë”, thotë stomatologu.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë












