Jeta në Zvicër
«Call Center» dhe thirrjet e tyre të bezdisshme për sigurimet shëndetësore
Kanë filluar thirrjet e papëlqyera nga të ashtuquajturat ‘qendrat e thirrjes në Zvicër’, "Call Center"
Thirrjet bredhin nga një numër në tjetër për një sigurim shëndetësor. Në vjeshtë, premitë e sigurimeve shëndetësore do të bëhen të njohura. Me këtë edhe fillon bezdisja nga qendrat e dyshimta «Call Center», të cilat ua imponojnë klientëve ndërrimin e sigurimit shëndetësor dhe të sigurimit shtesë, përcjell albinfo.ch.
Industria e sigurimeve shëndetësore po bën përpjekje për ta marrë problemin nën kontroll, shkruan 20min.
Sidoqoftë, tmerri vazhdon. Sipas Comparis, sigurimet shëndetësore duhet të marrin përsipër dhe të respektojnë një kod të sjelljes nga thirrjet e “telemarketingut» ose nëpërmjet e-mailit. Përveç kësaj, klientët e kontaktuar duhet të informohen në mënyrë transparente rreth asaj se prej nga e kanë siguruar adresën e tyre. Gjithashtu duhet të respektohen kërkesat e fshirjes dhe bllokimit nga personat e kontaktuar.
Këtyre rregullave u janë bashkuar këtë vit gjithsej njëmbëdhjetë fonde, duke përfshirë sigurimin shëndetësor Glarus dhe SLKK.
“Konsumatorët duhet të sigurohen se nuk do të kontaktohen kundër vullnetit të tyre”, premton eksperti i shëndetit Felix Schneuwly nga Comparis. Shkelësit do të ndiqen penalisht.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












