Lajme
Zgjatet marrëveshja e bashkëpunimit Suedi-Kosovë
Sipas MPJ-së së Kosovës, bashkëpunimi do të koncentrohet në tre sektorë kryesor, në mjedis dhe klimë, në arsim dhe në qeverisje demokratike dhe të drejtat e njeriut
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesi i Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar (Sida) Ingrid Johansson, kanë ripërtërirë marrëveshjen e bashkëpunim zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Suedisë dhe Qeverisë së Kosovës deri në fund të viti të ardhshëm .
Sipas një njoftimi lëshuar nga MPJ, Suedia dhe Republika e Kosovës, në nëntor të vitit 2009, kanë lidhur Marrëveshjen për Bashkëpunim Zhvillimor për periudhën 2009-2012, ndërsa me nënshkrimin e fundit ndërmjet dy qeverive është zgjatur deri më 31 dhjetor 2013.
Sipas kësaj Marrëveshjeje, Suedia do të ofrojë mbështetje financiare për bashkëpunimin zhvillimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Suedisë gjatë periudhës deri në fund të vitit 2013.
“Objektivi i bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Suedisë është që të kontribuohet në integrimin e Kosovës në BE, në zhvillimin ekonomik dhe stabilitet.
Bashkëpunimi do të koncentrohet në tre sektorë kryesor, në mjedis dhe klimë, në arsim dhe në qeverisje demokratike dhe të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta










