Shqipëria
Rama e quan opozitën “shtëpi publike”
"Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë, s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë"
Pas artikullit të publikuar në prestigjiozen amerikane “The Washington Times” për vettingun dhe reformën në drejtësi në Shqipëri, ka nisur debati mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Sipas gazetës amerikane, reforma në drejtësi e sponsorizuar nga fondacioni “Soros” kishte lënë Shqipërinë pa sistem gjyqësor, çka ishte në favor të kryeministrit. Përmes një postimi në Twitter, Rama ka akuzuar opozitën për sponsorizimin e këtij shkrimi. “Paguani, paguani artikuj nëpër botë kundër Vettingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë, s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë. Deri në fund”, ka shkruar Rama.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashës, i cili ka shkruar se me paratë e drogës Rama bleu drejtësinë dhe ambasadorë. “Drejtësinë e ka kapur, por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do të japin llogari para tij. Shumë shpejt”, ka shkruar Basha.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër Rruga alpine u rihap për trafik më 8 maj pas mbylljes dimërore, duke lehtësuar qarkullimin në... -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord














