Autotech
Më shumë vetura elektrike në rrugët evropiane
Nga janari deri në qershor, rreth 195 mijë vetura elektrike janë shitur në të gjithë BE-në, Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër, një rritje prej 42 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë
Në Evropë ka sot më shumë se një milion vetura elektrike, pasi shitjet u rritën me më shumë se 40 për qind në gjysmën e parë të vitit.
Sipas shifrave më të fundit, Evropa ka arritur këtë shifër thuajse një ditë pas Kinës, që ka një treg më të madh veturash, por para Shteteve të Bashkuara, që pritet të arrijnë shifrën e një milion veturave elektrike më vonë këtë vit, kryesisht për shkak të oreksit të shtuar për modelin më të fundit të Teslas.
Nga janari deri në qershor, rreth 195 mijë vetura elektrike janë shitur në të gjithë BE-në, Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër, një rritje prej 42 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Me rritjen e shitjeve, numri total pritet të shkojë në 1.35 milionë deri në fund të vitit, sipas analistëve, shkruan “TCH”.
Sipas këtyre të fundit, një milion vetura elektrike në Evropë është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt elektrifikimit dhe plotësimit të objektivave për emetimet, por sidoqoftë nuk është i mjaftueshëm, përcjell albinfo.ch.
Shifrat përfshijnë vetura plotësisht elektrike, por edhe vetura hibride, që mund të udhëtojnë në distanca të shkurtra me bateri, para se të kalojnë te motori konvencional. Pavarësisht se shitjet e veturave po rriten, ato sidoqoftë përbëjnë vetëm 2 për qind të të gjitha veturave të reja që regjistrohen në Evropë.
Norvegjia kryeson në këtë fushë me 36.500 vetura elektrike të shitura. Vendi ka qenë prej kohësh në pararojë për sa u takon veturave elektrike, kjo falë edhe nismave bujare të qeverisë.
Sidoqoftë, numri i rritur i veturave elektrike në Gjermani tregon se, tregu më i madh i veturave në Evropë pritet ta lërë pas Norvegjinë deri në fund të vitit. Holanda dhe Danimarka kanë shënuar po ashtu rritje, por Britania e Madhe nuk po e ndjek ritmin.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













