Sport
Volejboll: Zvicra mundi Shqipërinë
Kombëtarja shqiptare e femrave në volejboll është mundur 3-0 nga Zvicra, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian, sfidë e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” në Tiranë.
Kjo është humbja e katërt e Shqipërisë në këtë event, në katër ndeshje të luajtura deri më tani, ndaj vajzat kuqezi mbyllin renditjen e Grupit B, ende në kuotën e 0 pikëve.
Edhe pse Shqipëria bëri një ndeshje të mirë, duke rivalizuar në shumicën e kohës, fitorja ende nuk po vjen për kombëtaren tonë në këtë event, përcjell albinfo.ch.
Siç raporton Telesport nga Tirana, të tri setet janë të ngjashme mes tyre, me Shqipërinë që rivalizon deri në pikët e fundit, por vajzat kuqezi gabojnë atëherë kur nuk duhet. Në ndonjë rast loja është me hope dhe kjo ndikon në rezultatin final, ndërkohë që edhe përvoja jo shumë e madhe e këtij grupi të ri vajzash bën që Shqipëria të çalojë në fund.
Gjithsesi, Shqipëria tregoi një lojë në rritje nga ndeshja e fundit, ndërkohë që dy sfidat e fundit të eliminatoreve, ndaj Austrisë e Kroacisë, do të luhen në janar të 2019-ës.
Shqipëri – Zvicër, 0-3 (19-25, 22-25, 10-25)
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













