Lajme
Pack: Të luftohet korrupsioni
Eurodeputetja gjermane Doris Pack tha se lufta kundër korrupsionit është një nga detyrat më të mëdha që duhet të vazhdohet, ose të niset nga autoritetet kosovare
Deputetja e Parlamentit të Evropës, Doris Pack kërkoi nga institucionet e Kosovës që të forcojnë rendin dhe ligjin dhe të intensifikojnë luftën kundër korrupsionit nëse duan integrim në Bashkimin Evropian. Ajo njëkohësisht kërkoi më shumë punë nga EULEX-i për sundimin e rendit dhe ligjit.
“Pres nga të gjitha autoritetet politike që t’i aktivizojnë të gjitha standardet për regjimin pa viza. Në anën tjetër, mendoj se lufta kundër korrupsionit është një nga detyrat më të mëdha që duhet të vazhdohet-në mos të themi që duhet nisur”, u shpreh eurodeputetja gjermane për REL.
Europarlamentarja gjermane tha ndërkaq se dialogu për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Prishtinës e Beogradit lë shpresë për zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet palëve drejt integrimit në BE.
“Kosova ka një fqinj që ende nuk është i gatshëm ta njoh shtetin, por mendoj se fakti që ka nisur dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit-madje në nivelin më të lartë mund të jetë më shpresëdhënës se sa në vitin e kaluar”, tha ajo.
Europarlamentarja Pack kërkoi më shumë punë të misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX). “Duhet të mbështeteni edhe në ndihmën e EULEX-it. Shpresoj shumë që EULEX-i të bëjë më shumë se sa që ka mundur të bëjë në vitin e kaluar”, theksoi eurodeputetja gjermane.
Forcimi i sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vazhdojnë të mbetën parakushte kyçe për integrimin e Kosovës në BE. Përveç deputetes Pack edhe përfaqësuesit tjerë ndërkombëtarë kanë kërkuar nga autoritetet në Prishtinës që të dëshmojnë luftimin kundër korrupsionit.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













