Lajme
Protestë kundër pelegrinëve serbë
Dhjetëra qytetarë të Gjakovës kanë protestuar të dielën para Kishës Ortodokse, duke penguar hyrjen e serbëve në kishë. Protestuesit thonë se në mesin e pelegrinëve ka edhe kriminelë lufte
Disa qytetarë të komunës së Gjakovës iu janë bashkuar Shoqatës “Thirrjet e nënave” dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për të bllokuan hyrjen e Kishës Ortodokse në Gjakovë, me qëllim që të pamundësojnë ardhjen e serbëve të kësaj komune për të festuar krishtlindjet ortodokse.
Sipas kësaj shoqate, por edhe aktivistëve të Vetëvendosjes, janë këta qytetarë serbë të cilët kishin ndihmuar policinë serbe për t’i vrarë dhe zhdukur, mijëra qytetarë të Gjakovës gjatë luftës së vitit 1998-1999. Madje sipas protestuesve në mesin e pelegrinëve janë “infiltruar edhe kriminelë serbë që kanë vrarë e dhunuar gjatë luftës”.
Ndaj protestuesve intervenoi policia e Kosovës, e cila arrestoi dy artistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe shtyu protestuesit 20 metra larg hyrjes në kishë për të liruar hyrjen e autobusit me serbë.
Protestuesit, sipas një kumtese lëshuar nga Vetëvendosje, mbanin në duar pankarta me emra kriminelësh serbë të Gjakovës, disa nga të cilët, sipas kësaj lëvizje, janë identifikuar në grupin e pelegrinëve që kanë hyrë në kishën ortodokse të Gjakovës.
“Ne jemi të vendosur që të mos lejojmë hyrjen e serbëve në këtë objekt. Ata duhet ta kuptojnë se më nuk kanë vend në Gjakovë, pasi janë vetë ata që i kanë bërë krimet më të mëdha gjatë luftës. Të gjithë ata që kanë bërë krime, pasojat e të cilave po i vuajmë edhe sot dihen me emra e mbiemra dhe sot e kësaj dite nuk ka pasur ndëshkim për ta”, ka thënë Pranvera Sharani, e cila në luftën e fundit ka humbur 11 familjarë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e “Vetëvendosjes”, duke e quajtur provokim të radhës këtë vizitë të pelegrinëve serbë, e kanë hudhur fajin edhe tek institucionet vendore.
“Kjo nuk është vizitë fetare, por eksluzivisht politike. Jemi të zhgënjyer dhe të frustruar edhe me institucionet tona, të cilat tash e sa vjet nuk po e qajnë kokën për fatin e të pagjeturve, por përkundrazi po gjejnë kohë që edhe t’i urojnë kriminelët për festat e tyre”, ka thënë Mimoza Shala nga “Vetëvendosje”.
Në mesin e grupit të pelegrinëve ishte edhe ish-kryetari i dhunshëm i Komunës së Gjakovës, Gjokica Stanojeviq, i cili nga qytetarët e Gjakovës akuzohet drejtpërdrejt për krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë.
“E dimë se në Gjakovë ka ndodhur një tragjedi e madhe disa vjet më parë dhe kjo festë sot është një festë në të cilën ne lutemi për njerëzit që kanë vuajtur në këtë tragjedi. Ne duhet që tash e tutje të shikojmë nga e ardhmja e re, ndërsa ata që dikur kanë bërë krime, gjithsesi që do të japin llogari qoftë para njerëzve, qoftë para Zotit”, ka thënë ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027











