Maqedonia
SHBA ia dha Maqedonisë 23 milionë dollarë
Për këtë qëllim, Maqedoninë e vizitoi përfaqësuesi i lartë i USAID-it, Greçen Birkl.
Maqedonia ka fituar grant nga SHBA-ja për qëllim zhvillues. Marrëveshja është nënshkruar mes Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Financave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësues nga Agjencia e SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar USAID, njofton Portalb.mk.
Për këtë qëllim, Maqedoninë e vizitoi përfaqësuesi i lartë i USAID-it, Greçen Birkl.
Në nënshkrimin në Ministrinë e Financave, kanë marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli dhe drejtori i Zyrës së USAID-it në Maqedoni, David Etberi.
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, ashtu siç informojnë nga Ministria, ka theksuar se marrëveshja është e rëndësishme për rritjen e bashkëpunimin me SHBA-në, e cila e përkrah zhvillimin e Maqedonisë dhe rrugën e saj përpara.
“Mjetet janë të caktuara për aktivitete të cilat mund do të mundësojnë rritje të sektorit privat dhe kohezion më të mirë në shoqëri”, theksoi Tevdovski.
Zëvendës/ndihmësi i administratorit të USAID-it për në Evropë dhe Euro-Azi, Greçen Birkl, ka theksuar se këto iniciativa do t’i ndihmojnë Maqedonisë që ta përshpejtojë rrugën drejt vetëpërmbajtjes dhe anëtarësimit eventual në NATO dhe BE.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













