Maqedonia
Merkel thotë në Shkup se referendumi është shans historik
"Referendumi është mundësi për hapjen e dyerve të vendit tuaj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-së"
Kancelarja Gjermane Angela Merkel është pritur me nderimet më të larta shtetërore në vizitën e saj në Shkup. Ajo u bë kancelarja e pare gjermane që po e viziton Maqedoninë. Vizita e saj një ditore ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për marrëveshjen e arritur me Greqinë për çështjen e emrit.
Ajo në konferencën për shtyp që pati së bashku me kryeministrin Zaev ka thënë se referendumi i 30 shtatorit është i rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë. Ndërsa shoti se ky është një shans historik për vendin. “Referendumi është mundësi për hapjen e dyerve të vendit tuaj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-së. Nevojitet shumë punë por parakushti është referendumi i 30 shtatorit. Sdua të bëjë presion për qytetarët por mund t’ju them se ky është një shans historik”, ka thënë ajo.
Maqedonia, më 30 shtator voton në referendum për marrëveshjen me Greqinë, nga e cila varet edhe integrimi në NATO dhe Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër














