Futboll
Ajeti: Babai thotë se talentin e kemi trashëguar nga ai, por ai ishte portier
Ajeti shkëlqeu nga sezona e kaluar me 17 gola në ligën zvicerane, ndërsa gjithashtu rrjedh nga një familje sportistësh, ku vëllai Arlind (24) luan për Crotone, ndërsa vëllai i tij binjak Adonis (21) aktivizohet për Chiasso.
Lojtari i kombëtares helvete Albian Ajeti ka magjepsur mediat e Zvicrës, pasi i “mjaftuan vetëm tetë minuta debutim” për të shënuar golin e parë.
“Golin e parë nuk e harron kurrë. Kam marrë urime deri në tre ose katër të mëngjesit. Jam tepër me emocione,” tha 21 vjeçari për blick.ch, përcjell albinfo.ch.
Ajeti shkëlqeu nga sezona e kaluar me 17 gola në ligën zvicerane, ndërsa gjithashtu rrjedh nga një familje sportistësh, ku vëllai Arlind (24) luan për Crotone, ndërsa vëllai i tij binjak Adonis (21) aktivizohet për Chiasso.
“Babi jonë thotë se talentin e kemi nga ai. Por unë nuk besoj, pasi ai ishte portier. Liga më e madhe në ish Jugosllavi, por klubin nuk e di,”
Prej në moshën 16 vjeçare dy binjakët morrën ofertë nga Barcelona, por për shkak të largësisë ata mbetën në FCB.
Ajeti shpreson që të tregojë një super lojë edhe në përballjen kundër Anglisë të martën.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














