Kosova
Në Kosovë bëhen homazhe për viktimave të 11 shtatorit
Qeveria e Kosovës, ka organizuar homazhe në nder të viktimave të 11 shtatorit 2001.
Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka thënë se i vlerëson homazhet që po bëhen në Kosovë për nder të viktimave të 11 shtatorit.
“Kjo ngjarje ka prekur tërë botën dhe që atëherë qytetarët e Kosovës kanë qëndruar me ne dhe ne e vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve të Kosovës”, tha Delawie, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Haradinaj theksoi se Kosova dhe Amerika do të jenë gjithmonë bashkë. Qeveria ka miratuar Propozim-vendimin për vendosjen e Memorialit të përhershëm në oborrin e Qeverisë, në shenjë nderimi për jetët e humbura të tragjedisë së 11 shtatorit në SHBA. Presidenti Hashim Thaçi tha se sulmi i 11 shtatorit në SHBA ishte kundër vlerave perëndimore të civilizimit dhe tërë botës demokratike. Ai thotë se Kosova gjithmonë është munduar të japë kontributin e saj në luftën kundër fundamentalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit.
Kurse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se sulmi ishte mbi vlerat civilizuese dhe provë mbi botën demokratike për t’iu përgjigjur një fryme, e cila ka qenë çnjerëzore.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet













