Shqipëria
Heronjtë e kohës moderne, mësuesit grumbullojnë të holla dhe ndërtojnë shkollën
Donald Dervishi dhe Borsion Spaho janë heronj të kohëve moderne! Ata janë të dy mësues, ndërsa ëndrrën tyre e kanë bërë realitet së fundmi duke ndërtuar vetë shkollën në zonën e Vëndresh Mal, në Skrapar.
Një vit më parë, dy mësuesit morën pjesën në programin “100 milionë” në Top Channel, ku dolën fitues të 2.5 milionë lekëve të vjetra, ndërsa arritën të grumbullojnë edhe rreth 10 mijë dollarë si dhe materiale të dhuruara nga kompani të ndryshme, por edhe individë, përcjell albinfo.ch.
Falë këtyre donacioneve dhe parave të fituara në “100 milionë”, ata bënë të mundur realizimin e ëndrrës së tyre duke e përfunduar së ndërtuari shkollën në këtë fshat. Tashmë Donaldi është edhe drejtor i saj.
Ndërsa jemi në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, fshati i Skraparit tashmë është bërë me një shkollë të re, ndërsa drejtori i saj Donald Dervishi ka edhe një mesazh për të gjithë mësuesit në vend.
“Edhe mësuesit e kolegët tanë në Shqipëri, duhet t’i shohin gjërat më ndryshe. Mësues nuk quhesh se ke marrë një diplomë, apo do marrësh rrogën në fund të muajit, por ke një mision më të gjerë, duhet të arrish që nxënësit t’i bësh dikushin në jetë”, u shpreh Donaldi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












