Shkurt.ch
Filluan “Ditët e Filmit të Solothurnit”
Në festivalin e Solothurnit shfaqet edhe filmi dokumentar me temë nga Kosova “Kosovo dreams” i regjisores zvicerane Valeria Stucki
Të enjten, më 24 janar është bërë në Solothurn hapja solemne e festivalit të 48 me radhë “Ditët e Filmit të Solothurnit”. Ky festival konsiderohet si më i madhi i filmit zviceran dhe i jepet edhe rëndësi zyrtare.
Kështu, hapjen e festivalit ishte paraparë ta bënte presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer, por për shkak se ai ndodhej në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, atë e ka zëvendësuar ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga.
Me fjalët e hapjes të kësaj të fundit dhe drejtores së festivalit, Seraina Rohrer, festivali është shpallur i hapur. “Jam përcaktuar më me dëshirë për `kinemanë e madhe`në Solothurn se sa për `Shtazët e mëdha në male`” ka thënë Sommauga duke aluduar në pjesëmarrjen e personaliteteve të larta botërore në Davos.
Filmi i parë që është shfaqur natën e parë të festivalit ka qenë “Rosie”, që është filmi i parë artistik i regjisorit Markus Gisler pas 14 vitesh pauzë. Ai bën fjalë për një shkrimtar homoseksual i cili kthehet nga Berlini në Zvicër për tu kujdesur për nënën e tij të moshuar.
“Kosovo Dreams”, film për vetëdijen ambientale në Kosovë
Në festivalin e Solothurnit shfaqet edhe filmi dokumentar me temë nga Kosova “Kosovo dreams” i regjisores zvicerane Valeria Stucki. Ky film do të shfaqet më 27 dhe më 30 janar në dy kinema të ndryshme të Solothurnit.
Filmi pasqyron një projekt që këngëtarja dhe aktorja zvicerane Alexandra Prusa e ka realizuar me fëmijët e Kosovës lidhur me vetëdijen për mbrojtjen e ambientit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













