Jeta në Zvicër
Cyrihu me fondin e lojërave të fatit do ndihmojë Bhutanin dhe mësuesit kosovarë
Gjysëm milion franga tjera të fondit të lotarisë do shkojnë për një projekt tjetër pedagogjik të shkollës së lartë në Cyrih për një program mësimi të përshtatur për Maqedoninë dhe Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Këshilli Qeverisës i Cyrihut ka grumbulluar katër milion franga nga fondi i lojërave të fatit (Lotteriefonds), të cilat do shpenzohet në 27 projekte të ndryshme zhvillimi. Qëllimi i përgjithshëm është përmirësimi i kushteve jetësore të banorëve dhe përmirësim i mundësive të shkollimit, shkruan bluewin.ch.
Prej tyre gjysëm milion franga do shkojnë për një projekt të sigurimit të ndërtesës së policisë kantoniale të Cyrihut dhe sigurisë në qarkullimin rrugor.
Gjithashtu një pjesë e madhe e fondeve do shkojnë edhe për vendin e himalajeve, Bhutanin, e cila u prek nga një zjarr masiv ku shkatërroi një pjesë të rëndësishme të gërmadhave historike dhe kulturore. Gjysëm milion franga tjera të fondit të lotarisë do shkojnë për një projekt tjetër pedagogjik të shkollës së lartë në Cyrih për një program mësimi të përshtatur për Maqedoninë dhe Kosovën.
Kjo do mundësojë që në shkolla të ulen nxënës të grupeve të ndryshme etnike dhe të mësojnë sëbashku.
427’000 franga kanë përfituar Shoqatat për Zhvillim dhe Ndihmë në Europën lindore. Këto shoqata do ndihmojnë në ndërtimin e një qendre socio-pedagogjike në Tiflis të Gjeorgjisë. Krahas kësaj, ka edhe 24 projekte tjera me mbështetje nga rreth 100 mijë franga.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026














