Kosova
KDI: Qytetarët të pakënaqur me punën e Qeverisë e Kuvendit
Institutit Demokratik të Kosovës ka publikuar të dhënat e hulumtimi për matjen e opinionit publik në Kosovë lidhur me gjendjen aktuale politike, kënaqshmërinë me punën e institucioneve publike, si dhe preferencat politike të qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme.
Eugen Cakolli nga KDI, ka theksuar se rezultatet e këtij sondazhi tregojnë se 74% e të anketuarve mendojnë që gjërat në Kosovë janë duke shkuar në drejtimin e gabuar.
“Po ashtu qytetarët janë pyetur konkretisht për kënaqshmërinë e tyre me punën e Qeverisë së Kosovës. Sipas rezultateve të hulumtimit, 72% e qytetarëve janë të pakënaqur me punën e Qeverisë, ndërsa vetëm 26% janë deklaruar të kënaqur me punën e saj”, ka bërë të ditur ai, shkruan Albinfo.ch.
Bazuar në sondazh papunësia mbetet problemi kryesor me të cilin ballafaqohen shumica e qytetarëve të Kosovës dhe është evidentuar në 61.3% të rasteve. Pastaj vjen mungesa e liberalizimit të vizave (42.8%), mungesa e sundimit të ligjit (33.3%), gjendja e keqe në sektorin e shëndetësisë si dhe mungesa e arsimit cilësor (19.6%). Në kuadër të këtij hulumtimi, Cakolli ka thënë se qytetarët janë pyetur edhe për kënaqshmërinë e tyre me punën e Kuvendit të Kosovës.
Vetëm 26% e të anketuarve janë deklaruar të kënaqur me punën e Kuvendit, kurse 72% e tyre janë deklaruar të pakënaqur. Ai ka thënë se qytetarët janë pyetur edhe lidhur me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.
Subjekti politik i cili do të votohej më së shumti nga qytetarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele, del të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës me 23.8%, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 18.4%, Lëvizja Vetëvendosje me 17.6% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.8% të të anketuarve. 4.1% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se do të votonin për Listën Serbe.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











