Kosova
Listat e veteranëve të rrejshëm do të rishikohen
Nga provat e siguruara, Prokuroria ka thënë se buxheti i Kosovës është dëmtuar me miliona euro, nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media, tha se “nëse eventualisht ndonjë veteran luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është dëmtuar me përfshirjen e emrit të tij nga Prokuroria në listën e përfituesve të kundërligjshëm, atëherë do të bëjë kërkesë që emrat e tyre të tërhiqen si përfitues të kundërligjshëm”.
Sipas Prokurorit të Shtetit, gjykatës do t’i propozohet që në bazë të dokumentacionit të rishikuar, të mos zbatohet masa e përkohshme e ndalimit të pagesës së pensionit personal të veteranit luftëtar.
Nga provat e siguruara, Prokuroria ka thënë se buxheti i Kosovës është dëmtuar me miliona euro, nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, shkruan “REL”.
Hetimet pritet të çojnë në ndërprerjen e pagave për veteranët e kundërligjshëm, përcjell albinfo.ch.
Javën e kaluar, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, të cilën e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si ‘Veteranët’, në drejtim të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se Agim Çeku, zëvendësministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe shefi i tij, ministri Rrustem Berisha, janë dy nga të akuzuarit.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë














