E-Diaspora
Lindita Arapi e Arian Leka, lexim letrar në Salzburg
“Me Lindita Arapin dhe Arian Lekën, janë ftuar dy nga autorët më të rëndësishëm bashkëkohorë të Shqipërisë"
“Shqipëria ka kremtuar vitin e kaluar 100 vjetorin e krijimit si shtet. Por çfarë dimë ne për shtetin e vogël të Evropës Juglindore, për historinë dhe kulturën e tij?”. Kështu fillon revista elektronike austriake për kulturë, Salzburger Fenster” njoftimin për një orë leximi letrar që do të mbahet në Salzburg më 11 shkurt.
“Me Lindita Arapin dhe Arian Lekën, janë ftuar dy nga autorët më të rëndësishëm bashkëkohorë të Shqipërisë”, vazhdon njoftimi.
Lindita Arapi, e zgjedhur “Shkrimtare e vitit 2011” në Shqipëri lexon nga romani i saj “Schlüsselmädchen” (Vajzat e çelsave) të botuar vitin 2012 dhe ndërkohë të shpërblyer me çmimin “Chamiso.
Ndërsa Arian Leka në këtë njoftim prezantohet si “poet i detit”. Vitin 2012 në gjermanishte është botuar vëllimi dygjuhësor e poezi i Lekës “Ein Buch Ein Meer” (Një libër, një det), i përkthyer nga Lindita Arapi dhe Loreta Schillock.
Mbrëmja letrare me dy poetët shqiptarë mbahet më 11 shkurt në Literaturhaus, Salzburg me fillim në orën 20.00. Udhëheqjen e mbrëmjes do ta bëjë Ludwig Hartinger.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël











