E-Diaspora
Mjeku zviceran ia heq të dy gjinjtë gabimisht, tetë muaj burgim me kusht
Katër vite pas një gabimi të turpshëm, një kirurg zviceran të premten është dënuar në Lugano TI. Për shkak se ai ia kishte hequr gjinjtë një pacientes së gabuar të sëmurë nga kanceri, ai u dënua me tetë muaj burgim me kusht.
Kirurgu Paolo P. (65) i cili në Klinikën “Sant’Anna” të Luganos gabimisht ia hoqi pacientes së tij Teresa S. (67) të dy gjinjtë dhe pastaj e ndryshoi raportin mjekësor, të premten është dënuar nga Gjykata penale e Luganos. Gjykatësi e dënoi mjekun për shkak të lëndimit të pakujdesshëm dhe falsifikimit të dokumenteve me tetë muaj burgim me kusht, për një periudhë provuese prej dy vitesh.
Akuza kirurgun e rëndonte për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore me neglizhencë, si dhe falsifikim të dokumenteve. Para veprimit të tij, ai nuk ishte siguruar ashtu siç e parasheh obligimi i tij, se cila paciente gjendet para tij, duke e zëvendësuar me një paciente tjetër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Si rezultat i këtij gabimi, në korrik të vitit 2014, ai pacientes së prekur ia ka amputuar të dy gjinjtë, edhe pse bëhej fjalë vetëm për një tumor të vogël në majën e njërit gji që duhej operuar. Përpos kësaj, ai ishte përpjekur të justifikonte më vonë ndërhyrjen kirurgjikale në regjistrat përkatës të klinikës.
Në këtë proces, kirurgi të gjitha përgjegjësitë ia hodhi anesteziologut, i cili ishte përgjegjës për sqarimin e identitetit të pacientëve. Por, Prokuroria nuk e pranoi këtë dëshmi sepse kirurgu as që kishte kërkuar emrin e pacientit.
Prokurori kërkoi një gjobë prej 120 normave ditore (rreth 56.000 franga) dhe një gjobë prej 3.000 frangash, ndërsa pala mbrojtëse këmbënguli për lirim nga akuza.
Nëpër mediat zvicerane, procesi ka shkaktuar reagime të shumta. E gjithë kjo, pasi gazetarët që zbuluan rastin, u paditën nga klinika për dëmtim të imazhit, por u liruan nga instanca e dytë.
E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Zvicër
-
Kolonat e gjata vazhdojnë në Gotthard, bllokim i madh i trafikut drejt jugut Rreth 10 kilometra kolonë para tunelit të Gotthardit, udhëtarët përballen me pritje deri në 1 orë... -
Pse janë mbipopulluar burgjet në Zvicër? -
Zvicër
Çfarë është hapur dhe mbyllur sot në Zvicër? -
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme














