Shqipëria
Punon si vullnetar, infermieri nuk e do Gjermaninë
Për Selmanin, Gjermania nuk është në planet e tij. Joshja e infermierëve ndaj këtij shteti, e shtyn atë të mendojë më tepër për vendin e tij të lindjes
Çdo mëngjes Selmani vesh bluzën e bardhë dhe nis shërbimin mjekësor pranë Spitalin të Bulqizës. 19-vjeçari nuk e ka përfunduar ende gjimnazin, por kjo nuk e ka penguar atë që të ndjekë ëndrrën e tij për t’u bërë mjek.
“Unë ndjek arsimin profesional në drejtimin shërbim social-shëndetësor. Është viti i dytë që punojë si vullnetar. Ëndrra ime është që të ndjek studimet në Turqi për mjekësi, dhe shpresoj t’ia dalim mbanë që të jap një kontribut në fushën e mjekësisë në zonën time të Dibrës”, shprehet Selman Daka, 19 vjeç, raporton “TCH”.
Çdo ditë ai thotë se shikon veten pjesë të mjekësisë. “Mision, le të themi mjekësia. Është shumë i vështirë, por do shumë dëshirë, pasion dhe vullnet por më shumë do dashuri që t’i dhurosh pacientëve, t’i bësh të lumtur. Të gjitha shpresat e pacientëve mbeten tek bluzat e bardha, pothuajse, shpëtimin e jetëve. Nëse nesër do të bëhem një mjek, kontributin tim do ta jap në zonat më të thella, atje ku ka nevojë shpëtimi i jetëve”, tha Selman Daka, përcjell albinfo.ch.
Për Selmanin, Gjermania nuk është në planet e tij. Joshja e infermierëve ndaj këtij shteti, e shtyn atë të mendojë më tepër për vendin e tij të lindjes.
“Shqipërisë i duhet integrimi në BE, por kontributi në atdhe, sepse nëse largohemi ne, kush do t’i shërbejë këtij vendi? Kush do t’i shërbejë komunitetit ku jetojmë? Ne jemi shpresa. Jemi e ardhmja e këtij vendi, që duhet thënë, kontribut pa masë atdheut”, u shpreh ai.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit, të paktën 2500 infermierë janë larguar drejt shtetit gjerman, ndërsa mijëra të tjerë janë ende në pritje.
Me këtë shifra në rritje, Shqipëria rrezikon seriozisht të humbasë një pjesë të shërbimin shëndetësor në një kohë të shkurtër.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët














