Jeta në Zvicër
E pabesueshme: Kjo BMW mund të shitet për 300 franga
Christian R. është dënuar me 30 muaj burg për ngasjen e tij të çmendur djallëzore përmes Zvicrës, me 200 km/h. Javën e ardhshme ju mund të bëni ofertë për BMW-në e tij në Tiçino.
Të martën e ardhshme, vetura e llojit BMW Z4 e Christian R. (43) do të jetë në ankand publik. BMW-ja me të cilin shtetasi gjerman qarkullonte nëpër Zvicër me 200 km/h katër vite më parë dhe në tunelin e Gotthardit tejkaloi dhjetë herë. Çmimi fillestar në ankand në Cresciano TI, duhet të startojë me 300 franga, raporton portali italofon zviceran “Tio.ch”, përcjell Albinfo.ch.
Vetura është regjistruar më 26 shtator 2003 dhe ka pothuajse 100.000 kilometra të kaluara. Ajo ende duket të jetë në gjendje të mirë. Siç mund të shihet në një foto, në karrigen e bashkudhëtarit ka ende një kapelë, të cilën Christian R. e kishte lënë aty pasi i ishte konfiskuar BMW-ja, njofton më tej Albinfo.ch.
Në muajin shkurt të këtij viti, një gjykatë e Tiçinos, vozitësin e ashpër e dënoi me 30 muaj burg. Dymbëdhjetë prej tyre ai duhet t`i vuaj pas grilave. Ai është dashur të vuaj dënimin në Gjermani në muajin qershor, por nuk është paraqitur. Në vend të kësaj, Christian R. kishte shkruar një letër në të cilën thuhej se ai ishte shumë i sëmurë për burg, njofton më tej Albinfo.ch. Tani do të sqarohet nëse ai me të vërtetë është i paaftë për arsye shëndetësore.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












