Shkurt.ch
Papa Benedikti XVI jep dorëheqje
Kjo është hera e parë në 600 vitet e fundit që Papa jep dorëheqje
Papa Benedikti i XVI ka thënë sot se do të tërhiqet nga posti më 28 shkurt pasi që nuk po mund t`i kryejë detyrat në zyrën e tij në Vatikan. Bendedikti i XVI po bëhet Papa i parë që nga mesjeta që merr këtë vendim. Kjo është hera e parë në 600 vitet e fundit që Papa jep dorëheqje.
Ky vendim tash e shtron detyrën para Këshillit të Kardinalëve të Kishës Katolike që ta zgjedhë Papën e ri, para fillimit të muajit prill.
Papa Benedikti i 16-të, emri i të cilit është Joseph Ratcinger, në prill të këtij viti i mbush 86 vjet. 86-vjecari ka thënë se kryerja e detyrave të Papës, që është lider i më tepër se një miliard katolikëve në mbarë botën, kërkon “si fuqi të mendjes ashtu edhe të trupit”.
“Pasi në mënyrë të përsëritshme e kam ekzaminuar ndërgjegjen time para Zotit, kam ardhur te e vërteta se forcat e mia, për shkak të moshës së avancuar, më nuk janë adekuate për kryerjen e detyrës”, ka thënë Papa.
Papa theksoi se ka menduar gjatë për vendimin e tij, i cili, sipas tij, është për të mirën e Kishës. Vëllai i Papës, Georg Ratzinger, ka deklaruar se ai po tërhiqet për shkaqe shëndetësore.
“Mosha e tij e detyroi atë të tërhiqet”, tha Georg Ratzinger. Papa Benedikti i 16-të e ka udhëhequr Kishën Katolike prej vitit 2005. Ka pasur thashetheme se ai mund të tërhiqet për shkaqe shëndetësore.
Për Papën është e pazakonshme që të tërhiqet, meqë kjo detyrë konsiderohet se zgjatë gjithë jetë derisa Papa të jetë gjallë. Megjithatë, ky nuk është precedent. Papa i fundit, që ka dhënë dorëheqje ishte Papa Gregory i 12-të, i cili u tërhoq në vitin 1415.
Papa Benedikti i 16-të vlerësoi se vendimi i tij “është vendim shumë i rëndësishëm për jetën e kishës”. Në procesin e zgjedhjes së Papës së ri, marrin pjesë të gjithë kardinalët nën moshën 80 vjeçare.
Zgjedhja bëhet brenda Vatikanit në një takim të fshehtë ku kardinalët votojnë për zgjedhjen e papës. Sipas traditës, fletëvotimet digjen pas çdo votimi: nëse tymi nga oxhaku është i zi, kjo do të thotë se Papa nuk është zgjedhur. Por, nëse tymi nga oxhaku është i bardhë, kjo është shenjë se Papa i ri është zgjedhur.
Ligji i Kishës Katolike lejon që Papa të paraqesë dorëheqje; por specifikohet se dorëheqja duhet të jetë “e bërë lirisht dhe e manifestuar në mënyrë përkatëse”.
Periudha e “karriges ës zbrazët” fillon në rast të vdekjes së papës ose nëse ai heq dorë nga posti. Papa Benedikti XVI erdhi në krye të Kishës katolike në prillin e vitit 2005, pas vdekjes së Papa Gjon Pali II.
Largimin e parë nga posti i kreut të Selisë së Shenjtë e ka bërë Papa Celeste në vitin 1294.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












