Bota
Senatorët amerikanë pranojnë raportin e FBI-së për Kavanaugh
Komiteti Gjyqësor i Senatit ka thënë të enjten se ka pranuar raportin e FBI-së rreth supozimeve për sjellje të keqe seksuale kundër të nominiuarit për Gjykatën Supreme, Brett Kavanaugh dhe se ligjvënësit do të analizojnë dokumentin më vonë gjatë ditës, transmeton Reuters.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Raj Shah ka thënë përmes një postimi në Twitter se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po ashtu ka pranuar hetimet e FBI-së, dhe se është “plotësisht i bindur” që Senati do ta miratojë nominimin e tij, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Shtëpia e Bardhë nuk ka gjetur asnjë vërtetim të supozimeve kundër Kavanagh në raport, ka raportuar Wall Street Journal, duke cituar persona të afërt me këtë çështje.
Udhëheqësi i Komitetit Gjyqeëor të Senatit, senatori, Chuck Grassley, ka thënë përmes një postimi në Twitter dhe ai dhe demokratja, Dianne Feinstein janë pajtuar për “t’iu dhënë qasje të barabartë senatorëve për të studiuar përmbajtjen” e raportit të FBI-së.
Raporti i FBI-së është dërguar në Shtëpi të Bardhë dhe Senat, vetëm disa orë pasi lideri i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell ka marrë iniciativë për votim procedural të Kavanaughut të premten.
Kavanaugh është akuzuar për sjellje të keqe seksuale, derisa Chritistine Blasey Ford, ka thënë një javë më parë para Komitetit Gjyqësor të Senatit se është “100 për qind e sigurt” se Kavanaugh e ka sulmuar atë seksualisht më 1982.
Mirëpo avokatët e Ford kanë thënë se ajo nuk është kontaktuar nga FBI-ja lidhur me raportin e fundit.
Disa persona të lidhur me informacionet rreth supozimeve kundër Kavanaugh, i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se ata nuk janë ftuar nga FBI-ja, duke thënë se hetimet e kësaj agjencie mund të jenë zhvilluar në rreth më të ngushtë se që është kërkuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë













