Kosova
Dogana ndalon mbi 30 maune të “Shell- Al Petroll”, kualiteti shkak i ndalesës
Mbi 30 maune të mbushura me derivate të naftës janë bllokuar në terminalin doganor të Kosovës.
Këto maune sipas burimeve të lajmi.net brenda doganës se janë të kompanisë ‘Shell – Al Petrol’.
Lajmi.net merr vesh poashtu, se kjo ndalesë është bërë pasi analizat laboratorike kanë treguar se kualiteti i derivateve nuk e ka përmbushur nivelin minimal të kërkuar sipas ligjit dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përcjell Albinfo.ch.
Sipas dokumenti të siguruar nga lajmi.net, pika e filtribilitetit për periudhën kohore, 1 tetorit deri më 1 nëntori, mbi vlerën e kërkuar për derivate ishte -10, ndërsa kompania në fjalë me produktet e saja kapte vlerën -4, vlerë kjo nën standardet e kërkuara.
Sido qoftë, lajmi.net në vazhdimësi ka provuar të kontaktojë me përfaqësuesit e doganës dhe me zyrtarin për informim, Adriatik Stavileci, për të marr një qëndrim zyrtar për rastin në fjalë mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Gjithashtu, lajmi.net ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga zyrtarët e kompanisë ‘Shell -Al Petrol’, të cilët nuk kanë shprehur gatishmëri të flasin, duke thënë se “s’ka kush flet se sot është pushim”.
“Jo nuk jam në ngjarje”, është shprehur një nga përfaqësuesit e kompanisë, Argjend Gashi.
Lajmi.net ka kërkuar që pas një kohe t’i sigurohet një përgjigje për çështjen në fjalë mirëpo Gashi ka insistuar “po më vjen keq është ora 8 e gjysmë (20:30), jemi në pushim të gjithë kështu që nuk jemi në ngjarje, nuk di çka me fol”
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Rritje e lehtë e rasteve të racizmit në Zvicër në vitin 2025 Zvicra duhet të bëjë më shumë në luftën kundër racizmit strukturor, thuhet në një raport të... -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Shoqata e Mësuesve Zviceranë këshillon kundër simboleve fetare -
Tërmet në kantonin e St. Gallen -
A mund të bëj një “barbeque” në një park ose pyll në Zvicër?















