Lajme
Ekspertët turq verifikojnë tekstet e historisë
Një grup ekspertësh nga Turqia do të vijnë në Kosovë në muajin mars, për të konstatuar nëse janë hequr termat në tekstet e historisë që ofendojnë të kaluarën e këtij shteti
Ekspertë nga Turqia do të japin vlerësimin e fundit nëse tekstet e historisë të rishikuara nga Komisioni i Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, janë kompaktibil me të kaluarën e Perandorisë Turke në Ballkan.
Është Ankaraja zyrtare ajo që ka kërkuar rishikimin e historisë në Ballkan, pas që për dekada të tëra shqiptarët dhe kombet tjera në rajon, e kanë konsideruar Perandorinë Turke si pushtuese të Ballkanit. Madje gjithherë ka mbizotëruar epiteti se ata kanë qenë armiq që kanë bërë krime.
Në muajin mars, siç raporton “Zëri”, një grup ekspertësh nga Turqia do të vijnë në Kosovë për të konstatuar nëse janë hequr termat në tekstet e historisë që qeveria e tyre kishte kërkuar të ndryshohen me arsyetimin se ofendohej e kaluara e këtij shteti.
Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit kanë konfirmuar se ky bashkëpunim bëhet në frymën e zhvillimeve akademike të të gjitha vendeve evropiane që të mos ketë gjuhë të urrejtjes në tekste, por që ajo të jetë miqësore. Sipas tyre ekspertët nga Turqia do të jenë të kënaqur me propozimet që kanë bërë ekspertët e MASHT.
Këta të fundit kanë mohuar se mund të ketë ndërhyrje nga këta ekspertë.
Nehat Mustafa është zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë.
“Ekspertët turq do të vijnë në fund të muajit tjetër. Kjo po bëhet më qëllim që tekstet tona të kenë sa më pak gjuhë të urrejtjes. Kjo nuk do të thotë që është duke ndodhur vetëm me Turqinë, por kjo do të ndodhë edhe me të gjithë popujt dhe shtetet e tjera, sepse përfundimisht gjuha e urrejtjes duhet të hiqet nga tekstet shkollore”, ka theksuar Mustafa.
Grupi i ekspertëve turq, sipas tij, do të shikojnë disa nga sugjerimet që kanë dhënë ekspertët e Kosovës dhe do të japin kontributin e tyre, në mënyrë që tekstet e Kosovës të jenë të përshtatshme duke përmbushur kriteret.
Ai ka bërë të ditur se edhe autorët e teksteve do të përfshihen në debate. Mustafa ka hedhur poshtë çdo pretendim se do të ndryshohet historia. Sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë në asnjë rrethanë.
“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të kenë frikë se do të ndryshohet historia e popullit shqiptar në përgjithësi dhe e popullit shqiptar të Kosovës në veçanti. Nuk është ministria ajo që e shkruan historinë, por janë historianët ata që e shkruajnë historinë”, ka thënë Mustafa.
Ai ka marrë si shembull se në tekstet shkollore gjenden terma si “hordhitë” kur flitet për ushtarët e huaj, një term që Mustafa e sheh të përdorshëm më shumë për grupe të kafshëve. “Ekziston mundësia që ku thuhet hordhitë të thuhet repartet ushtarake”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












