E-Diaspora
Gjermani: Digjet qëllimisht një minibus nga Shqipëria
Mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një dëm i madh material, gjatë djegies së një minibusi të parkuar në Limburg-Eschhofen të Gjermanisë, me autotarga të Shqipërisë, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Albinfo.ch.
Rreth orës 22:40, dëshmitarët kanë alarmuar zjarrfikësit dhe policinë, pasi gjetën një minibus në zjarr, në rrugën “Brüsselerstrasse”. Për shkak të kohës së shkurtër, ekipi i zjarrfikësve arriti në vendngjarje dhe shoi zjarrin, mirëpo ishte tepër vonë, pasi zjarri ishte përhapur aq shumë sa kishte shkaktuar dëm të madh material, që llogaritet në rreth 40.000 euro, informon më tej Albinfo.ch.
Në lidhje me shkaktimin e zjarrit, dëshmitarët kishin vënë re një person që kishte hedhur një objekt brenda minibusit tashmë në djegie e sipër, pas së cilit zjarri u intensifikua. Më pas, personi u largua nga vendngjarja me një veturë, informon më tej Albinfo.ch.
Vetura, e cila me sa duket përbrenda kishte vetëm atë person, mund të ketë qenë një Citroën ngjyrë argjendi, me pllaka të verdha, me numra të shënuar me ngjyrë të zezë. Personi i arratisur është përshkruar me një figurë të imët dhe i veshur me një triko të maskuar ngjyrë gri. Bazuar në hetimet e deritanishme, supozohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin













