Shqipëria
Schütz kërkon miratimin e reformës zgjedhore
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, në takimin e Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore ka kërkuar nga opozita të heqë dorë nga qëndrimi bllokues.
“Ne presim që të gjithë grupet parlamentare, duke përfshirë edhe opozitën, të heqin dorë nga qëndrimi bllokues dhe të kthehen në Parlament për të vijuar menjëherë me reformën zgjedhore”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Ambasadorja tha se e përshëndesin faktin që procesi i reformës zgjedhore po përparon nëpërmjet paraqitjes së dokumentit bazë.
“Qeveria Federale gjermane, Bundestag-u gjerman dhe Bashkimi Evropian kanë nënvizuar në mënyrë të përsëritur rëndësinë, të cilën ata i kushtojnë zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODHIR në lidhje me kodin zgjedhor shqiptar. Gjermania mbështet financiarisht punën e ekspertëve të pavarur në procesin e reformës zgjedhore”, tha ambasadorja.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Pse shumë amerikanë në Zvicër po heqin dorë nga pasaporta amerikane Sipas vlerësimeve, më shumë se 30 mijë amerikanë kanë hequr dorë nga shtetësia amerikane në dekadën... -
SHBA kërcënon BE-në -
Pse gjithnjë e më shumë zviceranë po punojnë me orar të reduktuar? -
Zvicra nuk do të ndryshojë kufijtë e shpejtësisë në rrugë -
Shumica e vjedhjeve të makinave luksoze ndodhin në Gjenevë dhe Vaud












