Lajme
Hapet ekspozita “Votat dhe Zërat” me fotografi e referendumeve zvicerane nga vitit 1918
Ambasadorja e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Sybille Suter ka hapur ekspozitën me titullin “Votat dhe zërat” me fotografi të kampanjave për referendumeve zvicerane që janë mbajtur nga viti 1918 deri më sot të marrë nga Muzeu Gestaltung i Cyrihut, transmeton albinfo.ch.
Ekspozita është hapur në Muzeun e Arteve Bashkëkohore në Shkup.
Ambasadori Suter duke folur në hapjen e ekspozitës dhe nisjen e projektit “Mbështetje për Reformat Zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” tha se në dhjetë vitet e ardhshme do ta mbështesin këtë shtet për të arritur proceset zgjedhore më gjithëpërfshirëse dhe demokratike, të menaxhuara nga një administratë zgjedhore e forcuar dhe e cila do të monitorohet nga afër nga qytetarët.

Ambasadorja theksoi se ekspozitë tregon se qytetarët e Zvicrës kanë jo vetëm të drejtën, por edhe instrumentet që u mundësojnë atyre përfshirje të konsiderueshme në procesin politik.
“Qytetarët janë autoriteti më i lartë politik në të gjitha sistemet demokratike, por është po aq e rëndësishme që të kemi instrumente që u mundësojnë atyre të ushtrojnë atë fuqi demokratike. Kjo ekspozitë erdhi në një moment shumë interesant për Maqedoninë e Veriut, kur është duke u zhvilluar një cikël i ri debatesh rreth reformave zgjedhore”, ka thënë ajo.
Kuratori i kësaj ekspozite Bettina Richter ka thënë se rreth gjysma e të gjitha referendumeve që janë organizuar deri tash në mbarë botën, janë mbajtur në Zvicër, prandaj ato janë një element i rëndësishëm i sistemit politik të këtij shteti që nga themelimi i tij.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 12 gusht dhe në të janë paraqitur 50 fotografi të referendumeve që janë mbajtur në Zvicër.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave luksoze në Zvicër vazhdojnë të rriten Sipas raportit “UBS Luxury Property Focus 2026”, çmimet e pronave luksoze janë rritur mesatarisht me rreth... -
Pse shumë amerikanë në Zvicër po heqin dorë nga pasaporta amerikane -
SHBA kërcënon BE-në -
Pse gjithnjë e më shumë zviceranë po punojnë me orar të reduktuar? -
Zvicra nuk do të ndryshojë kufijtë e shpejtësisë në rrugë













