Lajme
Kryetari i Prizrenit, vet i pesti, akuzohet për korrupsion
EULEX-i ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve të tjerë të kësaj komune
Edhe një kryetar tjetër komune akuzohet se ka vepruar mbi ligjet, por edhe duke shfrytëzuar autoritetin për t’u pasuruar. Ai është profesori universitar, Ramadan Muja, kryetari i Prizrenit, ndaj të cilit Prokuroria Speciale ka konfirmuar ngritjen e aktakuzës.
Sipas një njoftimi, është një prokuror ndërkombëtar i EULEX-it i cili ka ngritur aktakuzë për korrupsion në Gjykatën Themelore të Prizrenit kundër Mujës dhe pesë zyrtarëve tjerë të të njëjtës komunë.
“Prokurori i ka ngritur akuzat kundër të pandehurve Ramadan Muja, Sadik Paçarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci dhe Minir Krasniqi”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Ramadan Mujës i bien në barrë katër pika të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit.
Minir Krasniqi akuzohet në dy pika të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, Kadri Ukimeri, Avni Ademaj, Sadik Paçarizi dhe Abdullah Tejeci akuzohen secili në një pikë të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit.
“Rasti përfshin pretendime për shfrytëzimin dhe përfitimin e kundërligjshëm nga toka që i takon Komunës së Prizrenit dhe vepra të tjera që kanë rezultuar me shkeljen e rëndë të drejtave të një numri të paditësve në konteste civile”, thuhet në kumtesën për informim të Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX).
Ndryshe, Muja është kryetari i katërt me radhë që akuzohet për vepra penale, korrupsion, kanosje apo edhe vozitje jashtë normales. Dy nga kryetarët (Xhemajli dhe Zharku) tashmë janë jashtë detyrës, njëri në arrati e tjetri duke pritur rigjykimin. Ndërsa njëri (Lushtaku) kishte mbajtur dënimin prej tre muajve dhe i është kthyer punës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












