Lajme
Për ngjarjet në Maqedoni, reagon Tirana e Prishtina
Kryeministri Berisha iu bën thirrje autoriteteve maqedonase që të ndëshkojnë huliganët maqedonas që sulmuan nxënësit shqiptarë. Ministri Hoxhaj kërkoi ruajtjen e gjakftohtësisë
Protesta e shqiptarëve në Maqedoni, e cilat rezultoi me dhjetëra të lënduar e disa të arrestuar, ka nxitur reagime në Tiranë dhe Prishtinë. Dy qendrat diplomatike e kanë dënuar dhunën e huliganëve maqedonas ndaj shqiptarëve dhe kanë kërkuar nga qytetarët atje, që t’i shmangen dhunës ndëretnike.
Kryeministri Berisha iu bën thirrje autoriteteve maqedonase që të ndëshkojnë huliganët maqedonas që sulmuan nxënësit shqiptarë, ndërsa nga shqiptarët e Maqedonisë kërkim që t’iu shmangen provokimeve dhe përshkallëzimit të dhunës.
“Qeveria shqiptare dënon me ashpërsi këto sulme primitive ndaj nxënësve dhe të rinjve shqiptarë, nga ekstremistë fanatikë maqedonas dhe i bën thirrje forcave politike shqiptare dhe shqiptarëve të Maqedonisë të shmangin provokacionet dhe përshkallëzimin e dhunës”, thuhet në deklaratën e kryeministrit Berisha.
Qeveria shqiptare kërkon nga autoritetet maqedonase të ndëshkojnë me të gjithë forcën e ligjit autorët e këtyre akteve primitive.
Edhe shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka reaguar rreth situatës së tensionuar në Republikën e Maqedonisë, duke dënuar aktin e rrahjes së nxënësve shqiptarë.
Ai konsideron se përshkallëzimi i dhunës gjatë ditës protestave të fundit në Shkup, dëmtojnë marrëdhëniet ndërertnike shqiptaro-maqedonase në këtë shtet multietnik.
“MPJ e Kosovës u bënë thirrje të dyja palëve në Maqedoni, veçanërisht të gjithë faktorëve politikë që të tregojnë maturi, pjekuri dhe veprim politik të përgjegjshëm për të shmangur tensionet etnike”, thuhet në reagimin e ministrit Hoxhaj.
Po ashtu MPJ e Kosovës u bëhet thirrje autoriteteve zyrtare të Shkupit që të ndërmarrin masa të vendosura për zbulimin dhe dënimin e autorëve të akteve të tilla të dhunës dhe të incidenteve me sfond etnik, duke vlerësuar se forca e ligjit duhet të veprojë ndaj kujtdo që kryen apo mbështet akte të tilla.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konsideron se është në interesin e Maqedonisë që të kultivohet fryma evropiane, toleranca dhe bashkëpunimi efektiv ndërmjet të gjitha forcave të shoqërisë, për zgjidhjen e të gjitha kontesteve të brendshme, ngase kjo është rruga e vetme për ruajtjen e paqes dhe stabilietit të Maqedonisë”, konsideron Hoxhaj.
Ndryshe, një ditë më parë, mijëra shqiptarë të Maqedonisë protestuan në Shkup kundër dhunës që disa huliganë maqedonas kanë ushtruar ndaj nxënësve dhe të rinjve shqiptarë, duke u shkaktuar dëme fizike. Dhuna kaloi në violencë, ndërsa policia e Maqedonisë përdori gaz lotsjellës.
Protesta përfundoi me ndërhyrje brutale të Njësisë Speciale të policisë maqedonase, duke lënduar dhjetëra protestues dhe duke arrestuar shumë prej tyre.
Policia e Maqedonisë përdori standarde të dyfishta, sepse të premten nuk intervenoi kur veteranët e ish-ushtrisë maqedonase sulmuan të rinjtë shqiptarët, ndërsa reagoi në kohën kur shqiptarët protestuan kundër huliganëve maqedonas.
Kjo çështje ka ngjallur reagime edhe në Kuvendin e Maqedonisë, kur disa ligjvënës shqiptarë nga partia në opozitë, Kuvendin e Maqedonisë e quajtën “Kuvend të m…”
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












