Maqedonia
Maqedonia rrezikon ndarjen
Tash i mbetet Kuvendit të Maqedonisë të vendosë nëse do të miratojë rezultatin e referendumit për emrin. E për këtë nevojiten 2/3 e votave në Kuvend
Ndonëse nuk arriti të marrë 51 përqind të votave të qytetarëve, referendumi për emrin e Maqedonisë po shihet i suksesshëm për faktin se nga 36.79 përqind sa votuan, 91.37 përqind votuan në favor të ndryshimit të emrit.
Tash i mbetet Kuvendit të Maqedonisë të vendosë nëse do të miratojë rezultatin e referendumit për emrin. E për këtë nevojiten 2/3 e votave në Kuvend.
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muamet Hoxha është shprehur optimist se edhe deputetët e opozitës do t’i përgjigjen pozitivisht propozim-vendimit për ndryshim të Kushtetutës së Republikës të Maqedonisë, të cilat kjo e fundit qysh të hënën i ka nisur për miratim Parlamentit.
Ai ka thënë për KosovaPress se presin që krejt kjo të finalizohet me hapje të dyerve të NATO-s dhe BE-së për Republikën e Maqedonisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, shqiptarët dhe të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni janë promotor të përhershëm të realizimit të qëllimit strategjik për integrimin e tërësishëm të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
E në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, analistë të sigurisë paralajmërojnë për një mori rreziqesh që i kanosen shtetit të Maqedonisë në rast të mosmiratimit të rezultateve të referendumit nga Kuvendi.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi në një prononcim për KosovaPress ka treguar konkretisht për rreziqet me të cilat përballet Republika e Maqedonisë në rast se nuk miratohen rezultatet e referendumit të 30 shtatorit.
Për çështjen e emrit të Maqedonisë ka folur për KosovaPress edhe profesori universitar Bashkim Selmani, i cili ka thënë se pret që deputetë të VNMRO-s, të vendosin në mënyrë të pavarur dhe jo me qëndrime politike. Ndryshe thotë se vendi do të kaplohet nga pasiguria.
Ai ka folur edhe për paralajmërimin e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, i cili ditë më parë ka deklaruar se nëse nuk respektohet vendimi i qytetarëve, Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Sipas tij, çështja mund të shkojë aq larg sa vendi të vihet nën administrimin e një UNMIK-u të ri. Krejt kjo sipas Selmanit, pasi që ka gjasa në hapje të konfliktit shqiptaro-maqedonas, të nxitur edhe nga vendet fqinje.
Ndryshe, më 30 shtator Maqedonia votoi në referendum për Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, ku nga 36.79 përqind sa votuan, 91.37 përqind votuan në favor të ndryshimit të emrit. Ndërsa tash pritet që fjalën e fundit ta ketë Kuvendi i Republikës të Maqedonisë, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Rreth 150 mëlçi transplantohen në të gjithë Zvicrën çdo vit Pas Cyrihut, Bernës dhe Gjenevës: Transplantet e mëlçisë edhe në Bazel?...
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja